Në Teqe të Melanit
Dielli ende nuk ka dalë mbi Malin
e Buretos. Bën ca freskët këtë
mëngjes tetori në Libohovë. E
pimë shpejt e shpejt atë kafenë e zakonit
dhe bëhemi të çohemi. "I kemi ca rrugë për
të bërë e ca njerëz për të takuar", flet si me
veten miku i vjetër, Mursin Xhaxho, i zoti i
shtëpisë. Por "zakoni" për miqtë në Libohovë
nuk mbaron thjesht me një kafe.
Razo, e shoqja e Mursinit, ngul këmbë në
të sajën: "Do të hani një kafshatë bukë se
s‘bën! Kini goxha rrugë e nuk i dihet. Pastaj,
është turp të dalë miku nga shtëpia pa
ngrënë një copë bukë. Kjo nuk ndodh në
Libohovë". E kështu që e përlajmë nga një
copë bukë të freskët erëmirë me reçel
luleshtrydheje e me gjalpë të shtëpisë. Tani,
me barkun plot, jemi gati për t‘u nisur.
Mursini u lë porositë e fundit dy djemve,
që po merren me kazanin e rakisë: "Shikoni
te pikat se mos kthehen në curril, se e
prishëm të tërë pastaj!".
Kalojmë edhe një herë përbri rrapit
madhështor në qendër të Libohovës,
pastaj marrim një rrugë që na shpie në
lagjet e sipërme. Nxënësit e shkollës, që po
nxitojnë t‘i shpëtojnë vonesës përshëndesin
me edukatë: "Mirë mëngjes, xha Mursin".
Shtëpitë e fundit i lëmë pas në majë të
një kodre të butë dhe bashkë me to mbaron
edhe asfalti. Tani ndodhemi mbi
xhadenë e gurtë, që do të na çojë në objektivin
tonë të kësaj jave: për në Teqenë e
Melanit.
"Sikur të kishim një skrap"
"Ah, sikur të vinin një skrap. Kaq keq
qënkan xhanëm!?". Mursini psherëtin i
shqetësuar sa herë makina kolovitet frikshëm
mbi xhadenë, që është dëmtuar
shumë nga shirat e fundit. Përposh këmbëve
tona gjarpëron një shteg këmbësorësh.
Rrugën nga Libohova deri në teqe
vendasit e bëjnë në këmbë për afër treçerek
ore. Neve me makinë mbi rrugë do të na
duhet ca më shumë, mbase edhe ngaqë
hera-herës ndalojmë për të shkrepur
aparatet tanë. Bën një ditë e bukur, ca e
freskët për vjeshtë, por tashmë dielli është
ngritur mbi Bureto dhe ne jemi lehtësuar
ca nga veshjet tona. Shoferi bën kujdes që
të mos shkasë në dheun e gurët, që janë
shumë të rrëshqitshëm. "Ke vetëm dy përrenj
për të kaluar pastaj ecim mirë", i thotë
Mursini, me sytë e ngulur mbi xhade.
Vërtet dy përrenj të thatë, që rrokullisin
gurë nga mali e kanë bërë edhe më të vështirë
rrugën që po na shpie në teqe.
Në këto anë, kalimtarët janë të rrallë. I
gëzohemi një figure të vogël njerëzore që
duket që nga larg. Eshtë një bari, nga Libohova,
që po kullot delet e tij. Poshtë një
bajameje të vjetër e dredhim nga një duhan
me bariun e urtë. Dy qen të mëdhenj
nuk na i ndajnë sytë që nga matanë rrugës.
"Mos kini merak - buzëqesh bariu i mirë -
sa të jem unë këtu nuk ju gjen gjë. Ah, po të
mos isha unë, do ta kishit vërtet pisk".
Mbi një pllajë të gjerë, Mursini kërkon
të zbresë. "Tani do t‘ua tregoj të tëra me
radhë", na thotë, duke bërë me shpejtësi
tutje. Duket se i njeh vërtet mirë këto anë.
Pastaj i hyn një rrëfimi të gjatë: "Këto tokat
andej janë të Kumbaratëve, këto janë të
Çomove, këto përposh që shihni deri tek
ai përroi atje përtej janë të gjyshit tim, këto
të tjerat…". Rrëfimi është shumë i gjatë dhe
emrat janë shumë, saqë të mund t‘i
shënojmë të gjitha. Në anë të rrugës na
bëjnë përshtypje disa gurë të vënë mbi
njëri-tjetrin si monumente të vegjël. Janë
sinorët e arave. Të gjithë i kanë mbajtur
mend mirë kufijtë e vjetër të pronave.
Në tyrben pa çati
Krejt peizazhi që kemi parë deri më tani
ka qenë i zhveshur. Sëpata dhe bagëtitë
kanë bërë të tyren. Gjembërimi është zhdukur
në pjesën e tij më të madhe. Pikërisht
prandaj na bën përshtypje një grumbull
i vogël dushqesh. "Këtu nuk pret njeri
dru - thotë Mursini - këtu është vend i
shenjtë". Brenda pak minutash jemi në
zemër të këtij "pylli" të heshtur. Bash e në
mes një rreth i gurtë, jo shumë i madh, na
tërheq drejt tij. Eshtë një tyrbe bektashiane,
është varri i njërit prej baballarëve, që kanë
jetuar kohë më parë në Teqenë e Melanit,
Baba Hasanit. Varri është rindërtuar vetëm
tani vonë. Neve na bën përshtypje ndryshimi
i tij me të tjerët. Ndryshe nga tyrbet
e tjera, kjo nuk ka çati. "Dy herë e kanë vënë
çatinë ustallarët dhe dy herë nuk ka mbajtur,
është rrëzuar - rrëfen Mursini - kjo gjë
u quajt si shenjë që ky varr nuk e do çatinë.
Kështu e kish dashur Allahu dhe kështu u
vendos që kjo tyrbe të qëndronte, kështu
siç e shohim ne tani". E pyesim mikun tonë
edhe për kohën kur ka jetuar Baba Hasani.
Mursini përgjigjet shkurt: "Shumë kohë më
parë". Duket sheshazi se datat nuk janë
arma e tij e fortë.
E kalojmë edhe një përrua të dytë dhe
tani e ndjejmë se jemi fare afër teqesë së
njohur. Poshtë nesh shohim shtëpitë e para
të Nepravishtës, fshatit më të afërt mysliman
me teqenë. Dhe ja ku duket një grumbull
i madh selvish, brenda tyre "fshihet"
teqeja. Mursini vazhdon të këmbëngulë te
muhabeti i tij i parë: "Hë mo, e patë vetë!?
Kaq qënka puna sa që për kaqe rrugë të
mos sjellin një skrap?". Këtë punën e rrugës
do të kemi rast ta dëgjojmë edhe herë të
tjera.
Si në një kohë tjetër
Në fillim shohim rrënojat e një ujësjellësi
të vjetër dhe të mureve rrethuese.
Ujësjellësi, që i ngjan më shumë një muri
rrethues, e sillte dikur ujin nga rrëza e malit
drejt e në teqe. Rreth e rrotull, thuajse kudo
shohim rrënoja të vjetra. "Deri vonë në
anën përballë me Nepravishtën, pra nga
veriu, ka pasur banesa. Mbaj mend që këtu
na sillnin kur bënim zborin. Por, vendi këtu
‘vithiset‘, është vetë lloji i tokës", Mursini
vazhdon të shpjegojë pa rreshtur.
Ecim përmes një shtegu mes dy
radhëve me selvi fort të vjetra. Na duket
vetja sikur pak nga pak e kemi harruar nga
vijmë, edhe atë rrëmujën e qyteteve tona,
edhe rrugët e zhurmshme edhe debatet e
ashpra të politikës, edhe hallet e përditshme.
Jemi vetëm, ne dhe një vend i
Perëndisë, askush tjetër, nëse nuk llogarisim
zogjtë që cicërijnë hareshëm pa
pushim. Na bën përshtypje një rrënoja që
e ka ruajtur disi formën e saj të parë. Duket
sheshit se ka qenë një kishë. E dallojmë
menjëherë absidën e saj të ngritur me gurë
të lidhur me baltë. Më vonë do të mësojmë
se pikërisht kjo kishë e vjetër u shndërrua
më pas në teqenë e parë. Por Mursini nuk
është dakord. "Ǒkishë thoni mo!? Ku ka
pasur kishë këtu. Edhe xhamitë këtë formë
kanë! Mos flisni gjepura", proteston ai. Na
duket e kotë të vazhdojmë debatin. E para,
sepse është një gjynah i vërtetë t‘u prishësh
qetësinë këtyre anëve, dhe e dyta, sepse
tashmë e dimë fare mirë se "shkencëtari"
ynë nuk tërhiqet aq kollaj nga e tija.
Për disa kohë vazhdojmë të vërtitemi
rreth teqesë, njësoj sikur të duam t‘ia shtojmë
vetes momentet që nuk do t‘i hasim
kurrë më herë tjetër. Një çezmë e vjetër,
selvi pa fund, që lartësohen pingul drejt
qiellit, pjergulla të vërteta si ato që të qëmotit,
që janë lënë pa vjelë për të ngrënë
kalimtarët, fshatrat e Dropullit që shndrisin
nën diellin e vjeshtës, të gjitha këto na
bëjnë që për do kohë të mirë t‘i harrojmë
fare fjalët. Në këtë "botë", ato nuk është se
hyjnë edhe aq në punë.
Këmbëkryq me dervishin
Presim të takojmë një nga ata baballarët
trupmëdhenj e hijerëndë, ca të shtyrë në
moshë, sikurse jemi mësuar të shohim,
porse mikpritësi ynë është një djalë fare i
ri. Vjen i hollë dhe i imët dhe nën mjekrën,
jo edhe aq të dendur, i shndrit një
buzëqeshje e butë. Eshtë Myrteza Shehu,
dervishi i teqesë, 28 vjeç.
Dervishi bën zakonin e vendit. Na fton
lart në "kafe-oxhak". Sikurse e quan ai
sallën e madhe të pritjes. Në anë të një oxhaku
të madh, mbi disa shilte të mbuluar
me velenxa të leshta, dëborë të bardha,
priten miqtë e shumtë që trokasin në Teqenë
e Melanit. Nga dervishi mësojmë se
teqeja, këtu ku po rrimë këmbëkryq, është
ndërtuar në 1860. "Më parë ka qenë atje
përposhtë një teqe më e vjetër, por që kish
nisur të bëhej ca e vogël për besimtarët e
shumtë. Thonë se është ngritur mbi
themelet e një kishe, por…". Mursinit i ka
dalë muhabeti tamam në shteg. "Jo, jo, nuk
ka pasur asnjë kishë këtu, nuk ka mundësi",
përsërit prerazi.
Dervish Myrtezai na rrëfen edhe historinë
e tij. "Unë kam lindur e jam rritur në
një tjetër fshat të Jugut, larg prej këtu. Për
herë të parë në këtë teqe kam ardhur si
punëtor. Ndihmoja Baba Skënderin, që
tani është në Gjirokastër. Unë nga nëna
jam bektashi dhe kam një lloj lidhjeje me
këtë besim, por asokohe, kur isha gati-gati
fëmijë as që më kishte shkuar mendja se
do të ndiqja këtë rrugë e do të çoja këtë jetë
- nis të tregojë ai shtruar - Baba Skënderi
më thotë një herë se përse nuk vishem dervish.
Kështu, duke qëndruar pranë tij, duke
mësuar prej tij fillova pak nga pak ta mendoj
këtë punë. Pastaj një herë m‘u shfaq në
ëndërr, duke më kërkuar të njëjtën gjë.
Kështu që në atë kohë u vesha dervish dhe
jam vendosur të ndjek këtë rrugë". "Duhet
të jetë një jetë e vështirë?", e pyet njëri prej
nesh, duke u munduar ta imagjinojë veten
në vetminë e kësaj teqeje të stërmadhe.
"Kjo jetë kërkon sakrifica. Jo kushdo
mund ta shtyjë këtë jetë. Vetëm ai që ka
besim të thellë në Zot. Duhet të heqësh
dorë nga të gjitha kënaqësitë fizike. Duhet
të digjesh si prushi nën hi, që të meritosh
të quhesh dervish", mikpritësi na zgjat
edhe një kupë raki, nga ajo që i kanë dhuruar
besimtarët.
Teqeja mbahet në këmbë nga pronat e
saj, kope me dhen, ullinj, vreshta dhe nga
dhuratat që i bëjnë besimtarët e këtyre
anëve që nga Gjirokastra, Lazarati, Libohova,
Nepravishta. "Kohë më vonë këtu
janë vendosur edhe prindërit e mi - vazhdon
muhabetin dervishi - kam një çoban,
punoj vetë, prindërit më ndihmojnë, kështu
shkojnë këto punë". Rrotullohemi një
herë brenda teqesë. Shohim me radhë
dhomën e miqve (këtu çdo kalimtari i sigurohet
ushqim e fjetje falas), korridorin e
madh që është shndërruar në një si lloj
ekspozite me fotot të baballarëve të vjetër
të vendosura në të katër muret. Një bust i
madh qëndron në krye. Eshtë busti i Baba
Qamilit, njeriut që qëndroi më gjatë në
krye të kësaj teqeje, vdiq në 1943, në
moshën 93-vjeçare, kur sapo kishte filluar
lufta vëllavrasëse mes besimtarëve të këtyre
anëve dhe bijve të tyre. Të vjetrit janë
të bindur se dha shpirt, pasi "iu prish gjaku"
nga gjërat që pa e dëgjoi. Në katin përdhes,
detyrohemi të ulim kokën. Pas një sërë
kubesh hapet një sallë e madhe dhe e lartë.
Eshtë salla e faljeve e myhibëve (anëtarë
civilë të një komiteti, që merret me problemet
dhe administrimin e teqesë, të cilët
mblidhen çdo "të xhuma"). Mursini përfiton
nga rasti dhe kryen një ritual, të cilin
ne nuk e kuptojmë edhe aq mirë.
Poshtë në oborr duhet kryer edhe një
ritual tjetër, vizita në tyrben e Baba Qamilit,
të cilit porsa i pamë bustin në korridorin e
teqesë. Vizitës i ka ardhur fundi. Ndahemi
me dervishin Myrtezain në oborrin e teqesë
së madhe. Një tufë pëllumbash na
vërtitet nëpër këmbë. Shumë selvi të larta
kanë mbetur pas.
Në heshtjen e Nepravishtës
Nepravishtës ia kishim dëgjuar emrin
që me kohë. Jo thjesht nga marka e ujit që
mban emrin e fshatit, por më shumë nga
bisedat që ditë më parë kishim bërë në Libohovë.
Emrin e saj e kishim hasur rëndom
ndër histori të vjetra, biseda krushqie
dhe tregtie, ndër copëza telefonatash
mes miqsh. Kur flitej për Nepravishtën në
Libohovë, flitej njësoj si për një lagje që
është disi më e veçuar. Të bërë kuriozë nga
të gjitha këto bashkë me Mursinin vendosim
që rrugën e kthimit ta bëjmë nga fshati
më i afërt.
Nepravishta është fare përballë Teqesë
së Melanit. Disa shtëpi të mëdha i kishim
parë që nga rrënojat në Melan. Dukeshin
hijerënda, njësoj si një Gjirokastër e vogël,
porse kur mbërrijmë në fshat na rrethon
një heshtje e thellë. Një grua, që mbush ujë
për të vaditur në një lerë bojë kafe dhe një
plakë që shpejton të trembë pulat nga
bahçja e saj, na duken shumë pak për një
fshat, që në fillim na ishte dukur shumë i
madh. "Shumë vetë kanë ikur që këndej
me kohë - na thotë Mursini - ata që kanë
mbetur janë poshtë duke punuar. Në këtë
kohë këtu gjen vetëm pleq e plaka".
"O Mursin, po ku je more djalë?", neve
na habit pyetja që dëgjojmë të vijë nga një
prag i gurtë. Ta quash Mursinin 60 e më
shumë vjeç "djalë", duhet të kesh një sens
shumë të zhvilluar humori. Zëri që ka thirrur
është i Fetije Bylykbashit, 94-vjeçare.
Në krahasim me të Mursini sigurisht që
duhet konsideruara "djalë". Miku ynë na
bën një prezantim të gjatë të Nënë Fetos:
"Një halla ime e madhe, sepse unë kam
edhe të tjera, ishte martuar këtu me filanin
që me Nënë Feton bien kështu e ashtu…".
"Me pak fjalë, jeni krushq", e ndërpret
rrëfimin e gjatë biografik njëri prej
nesh. "Po de, krushq e të lidhur fort bile",
përgjigjet e para nëna. Feto e ka zemrën të
thyer. "Tani jemi mirë, po kemi hequr
shumë - nis të rrëfejë ajo - sapo mbaroi
lufta, burrin ma futën në burg komunistët.
Vdiq atje pas disa vjetëve. Një djali im, sapo
mbaroi ushtrinë në Shkodër, erdhi këtu të
mbante fëmijët e tjerë. Këtu këta të pushtetit
në fshat nisën ta frikësonin. ‘Do ta pësosh
njësoj si yt at. Do të të fusim edhe ty
në burg‘, i thoshin djalit të shkretë. Ky, pa
ç‘pa dhe një ditë doli matanë në Greqi. Me
t‘u arratisur ai, mua me gjithë fëmijët, që
ishin ende të vegjël, më internuan në Karbunarë
të Lushnjës. Këtu kemi vuajtur
shumë, madje edhe për bukën e gojës. Pas
disa vitesh kemi ardhur sërish në fshat, por
edhe këtu vazhduan të na shihnin me sy
të keq. Djali, si jetoi ca kohë në Greqi më
një çame të krishterë dhe bëri një vajzë,
vajti në Amerikë. Atje - Nënë Feto e mban
ca kohë frymën duke fshirë lotët - ma
vranë djalin. Ishte 41 vjeç, iu bëftë nëna.
Që atëherë e kam zemrën të thyer. Po nusja
e tij, Amalia dhe vajza kanë ardhur e më
kanë parë. Ka qenë ngushëllimi im i
vetëm…". Ndahemi me nënën me sytë
asnjëherë të tharë dhe ecim më tej. Përballë
i shikojmë edhe një herë ato shtëpitë e
mëdha që na kishin bërë përshtypje të para
nga teqeja. Janë të lagjes Kapraqe, banorët
e saj dallohen si blegtorë të shquar. Na duhet
të kthehemi sërish në Libohovë.
Rrugës, Mursini vazhdon të përsërisë: "Po
si nuk sollën një skrap xhanëm!? Kaq e
vështirë qënka kjo punë!?". Vetëm se tani
protesta e tij është më e shtruar. Me siguri
ka ndikuar ajo paqja e pamat e Teqesë së