Meta e LSI dhurojne 800 mije leke
Kryetari i Levizjes Socialiste, Ilir Meta dha dje nje kontribut prej nje mije eurosh ne ndihme te dy familjeve me te demtuara ne tragjedine e Gerdecit. Pergjate dites se djeshme, Meta ka qene i pranishem ne Bashkine e Vores, ku takoi kryetarin e kesaj bashkie. Kesisoj, duke bere me dije lidhur me ndihmen financiare qe LSI do te jape per kete komunitet, kreu Meta vuri ne dukje se "LSI do te angazhohet per rindertimin e laboratoreve dhe kabineteve ne shkollat e demtuara nga shperthimi tragjik, si edhe do te kontribuoje edhe ne ndihme financiare per familjet me te demtuara". Njekohesisht, duke folur per rruget qe do te benin sa me te lehte kapercimin e kesaj tragjedie, Meta nenvizoi se "rruga me e mire eshte per te bashkuar forcat edhe energjite, per t'u ardhur ne ndihme banoreve me te demtuar, per te qene prane atyre qe kane humbur te afermit dhe per te punuar per rikuperimin e gjithe atyre demeve te jashtezakonshme. Sipas tij, pavaresisht nga debatet politike ne parlament, apo ne qender, partite politike kane qene edhe jane te preokupuara per ta kapercyer me nje kosto sa me te pranueshme kete tragjedi shume te madhe. Gjithashtu kryetarit te Bashkise se Vores u jane dorezuar edhe ndihmat e mbledhura nga Partia Levizja Socialiste per Integrim. Levizja Rinore per Integrim ka mbledhur 100 mije leke, ndersa Levizja Socialiste per Integrim ka kontribuar nje shume prej 500 mije lekesh. Perpos ketyre dhurimeve, kryetari i LSI ka bere edhe nje dhurim personal prej 1 mije eurosh, duke i lene kryetarit te Bashkise se Vores te drejten per te zgjedhur dy familjet me te demtuara qe do t'i shkojne keto te ardhura. Meta deklaroi gjithashtu angazhimin e tij si force opozitare, por mbi te gjitha si force parlamentare, per ndjekjen hap pas hapi te ceshtjes se tragjedise te ndodhur ne Gerdec. Kryetari Meta u shoqerua nga nenkryetari i LSI, Pellumb Xhufi dhe deputetet Ndre Legisi dhe Nikollaq Neranxi.
D.Dedej
D.Dedej