E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Sistemi arsimor ne vend mine me sahat

Gjatë një takimi me të rinjtë të hënën, kryetari i PS-së Edi Rama sulmoi ashpër sistemin arsimor në vend duke e vlerësuar atë si një minë me sahat. Në kritikën e kryetarit socialist është përfshirë edhe trupa pedagogjike e cila sipas tij ka mungesë të theksuar motivimi në kryerjen e misionit të saj.
E ndërkohë ka reaguar mbi këto akuza edhe ministria e arsimit dhe e shkencës. Sipas përfaqësueses së këtij institucioni, kryetarin socialist e ka zënë tmerri me faktin që tashmë cdo I ri shqiptarë ka mundësi të arsimohet ndryshe nga sa ndodhte më parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›