E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bill Klinton Kol dhe Timoshenko kandidate per cmimin Nobel

Mes 231 individëve dhe organizatave që kete vit janë propozuar për Çmimin Nobel janë dhe ish presidenti amerikan Bill Klinton, ish-kancelari gjerman Helmut Kol si dhe ish-kryeministrja ukrainase Julia Timoshenko.
Në mesin e kandidatëve për Çmimin Nobel për Paqe janë edhe ushtari amerikan Bredli Menin, për të cilin dyshohet se ka dhënë dokumente të besueshme për ëeb sajtin “Vikleaks“, ka raportuar agjencia franceze e lajmeve Frans Press.
Në mesin e të propozuarve janë edhe: doktori nga Kongoja Denis Mukvege, disidentët kubanez Osvaldo Paja i Joani Sančez, si dhe grupi rus për të drejtat e njeriut “Memorijal” dhe themeluesi i saj Svetllana Ganushkina.
Kete vit janë propozuar edhe kryetari i Tunisti Monsef Marzuki, pas ardhjes së tij në pushtet pas revolucionit në këtë vend, pastaj qendra televizive „Al Xhazira“ si dhe shkencëtari amerikan Xhin Sharp.
Emrat e fituesve të Çmimit Nobel për Paqe bëhen të ditur në tetor kurse çmimet dorëzohen më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së shkencëtarit suedez Alfred Nobel.
Edicionit te 2012 I mungon shume pak nga rekordi ie 247 kanidarurave te 2011, qe u fitua nga treshja e grave liberiania, Ellen Johnson Sirleaf e Leymah Gboëee, dhe gruaja nga jemeni Taëakkol Karman.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›