Mediu: Ligji për mbetjet kufizon importin e plehrave
TIRANË Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu deklaroi dje në Kuvend se ligji për mbetjet nuk e lejon importin e plehrave. “...A e lejon ky ligj importin e plehrave? Do të thosha absolutisht jo, sepse lejon vetëm listën e gjelbër që konsiderohet si lëndë e dytë e parrezikshme për jetën dhe mjedisin. Kemi lejuar importimin e plehrave, absolutisht jo...”, - tha Mediu. Ministri i Mjedisit sqaroi se me ligjin në fjalë kufizohet akoma më shumë importi i tyre. “Me këtë ligj, ne kufizojmë akoma më tepër këto importe duke minimizuar të gjitha risqet që mund të vijnë për shkak të importit, kjo jo vetëm për shkak të procedurave, por dhe vetë pjesëmarrjes së grupeve të interesit dhe çdo aktori të interesuar”, - tha ai.