E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Sportistët, model Fidelin. Fideli vetë, model Braçen

03-02-2013 / Gazeta 55

Edi Rama shpalli se sportistët duhet të kenë si model Fidelin dhe rezultatet e tij sportive, por shembulli është shkërmoqur në të njëjtën mbrëmje, kur Fidel Ylli deklaroi se kishte model Erion Braçen. I pasigurt në stofin e tij prej socialisti, Fidel Ylli po tenton të shpallet si nënrenditës i Braçes, në përpjekje për t’iu shmangur një përplasjeje paraelektorale në Berat. 
Dy ditë më parë Fidel Ylli zgjodhi një emision shumë të ndjekur për t’i kthyer përgjigje kolegut Erjon Braçe, i cili e ka akuzuar në rrjetin social “Facebook” për daljen e tij në media me çështjen e shtëpisë.
“Unë personalisht nuk kam asgjë me Erjon Braçen. Ai është i parë në listën e Beratit, nuk jam unë.  E rëndësishme është që në parlament të kemi 5 ose 6 Braçe të tjerë, nënvizoi Fidel Ylli i cili shpjegoi se, Braçe i bën kritika edhe kryetarit të PS pasi është një militant i devotshëm socialist”. 
Ndërkaq ashtu siç kishim paralajmëruar para disa ditësh  që sherri Rama-Braçe do të kishte vijim, ja ku del sherri pasardhës në plevicën socialiste. Fidel Ylli kërkon të bëjë diversion me Erjon Bracen pasi di mirë që ky i fundit nuk është përfshirë në dy takimet e fundit që Edi Rama ka bërë në Berat dhe i shpallur “deputet i pakallur”. 
Erjon Braçe ka protestuar publikisht dhe ka bojkotuar pjesëmarrjen në asamble, duke paralajmëruar se s’do ti bindet një diktati që po e kthen të majtën në një çerdhe klanore të milionerëve që gjallojnë pranë kryetarit të PS. Erjon Braçe këtë armiqësi me Edi Ramën dhe Fidel Yllin e ka “peshqesh” prej Erjon Veliajt, i cili me Braçen ka një hesap të pa larë që nga 2009, ku Braçe nuk e lejoi të dilte deputet në deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare duke bërë thirrje militantëve socialistë se një votë për Veliajn ishte një votë për Berishën.

 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›