Zjarr tek Teatri i Kukullave në Tiranë
Një shkëndijë saldimi, gjate rikonstruksionit brenda ambjenteve të Teatrit të Kukullave është bërë shkak për krijimin e zjarrit në këtë ndërtesë. Flaka është ngritur rreth orës 14.00 dhe ka prekur katin e sipërm dhe çatinë e Teatrit të Kukullave, një ndërtesë e vjetër, që ndodhet ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Selisë së Partisë Socialiste. Brenda katër minutash nga rënia e zjarrit, aty ka mbërritur zjarrfikësja e parë, e cila ka marrë menjëherë nën kontroll situatën. Nga zjarri janë shkaktuar dëme të vogla materiale në ndërtesën e Teatrit, pa kërcënuar jetën e personelit.