Lezhë, vrau fqinjin, vetëdorëzohet autori
LEZHE- Vetëdorëzohet në polici autori i vrasjes në Manati të Lezhës. Mëngjesin e sotëm Ndue Lekgjonaj është vetëdorëzuar në policinë e Lezhës bashkë me armën e krimit, ndërsa i janë vënë prangat për akuzat e ngritura ndaj tij.
52-vjecari Lekgjonaj ishte shpallur në kërkim pasi vrau Gjon Përvathin të shtunën e kaluar.
Ngjarja ndodhi pas një konflikti të nisur më tepër se një vit më parë mes autorit dhe viktimës, fqinj mes njëri-tjetrit.
Pas një sherri mes tyre Lekgjonaj qëlloi me armë 42-vjecarin duke i shkaktuar atij vdekjen, ndërsa plagosi kushëririn e viktimës Gjergj Përvathi.
Por në tentativë për t’u larguer nga vendi i ngjarjes, autori aksidentoi me makinë djalin 14-vjecar të viktimës. Pak orë më pas ngjarja u kthye në tragjedi, pasi bashkëshortja e Gjonit, Martine Përvathi pasi mori lajmin është vetëhelmuar me fostoksinë.
(m.a/News24/BalkanWeb)