Mekë, reduktohet numri i pelegrinëve nga frika e A/H1N1
MEKE- Gripi i derrave ka bërë që këtë vit të reduktohet ndjeshëm numri i besimtarëve që ndjekin cdo vit pelegrinazhin e Haxhit në Mekë të Arabisë Saudite. Pas paralajmërimeve të autoriteteve saudite që gratë shtatzëna, fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët me sëmundje kronike të mos shkojnë në Meke këtë vit për shkak të pandemisë së virusit AH1N1, duket se numri i vizitorëve ka rënë. Kështu sipas BBC, thuhet se këtë vit në Mekë marrin pjesë 40% besimtarë me pak. Pelegrinazhi nis sot në qytetin e shenjtë Mekë dhe Medinë. Megjithatë nuk mund të përcaktohet tani se sa do të jetë numri i pjesëmarrëësve këtë vit.
Frika është shtuar pasi janë zbuluar mjaft raste personash të infektuar mes të ardhurve për pelegrinazh. Deri tani katër pelegrinë kanë vdekur nga gripi i derrave, një sudanez, një grua marokene dhe një indian, të gjithë të moshuar, si dhe një vajzë 17 vjec nga Nigeria. 16 të tjerë janë zbuluar me këte virus dhe 4 janë në gjendje kritike për jetën. Gripi i derrave në mbarë botën ka vrarë rreth 7000 vetë, ai u shfaq për herë të parë në muajin prill në Meksikë.
(m.a/News24/BalkanWeb)