Rama: Te hapen kutite

Duke e cilesuar Berishen, sharlatan qe spekullon e nuk lejon zbardhjen e se vertetes, Rama kerkoi transparence te procesit per t'u ndare njehere e mire nga tradita e mbrapshte e zgjedhjeve te deformuara.
"Nuk e kuptojme se cfare eshte e paligjshme ne kerkesen tone per te hapur kutite dhe per te hetuar cfare ka brenda tyre ne funksion te transparences", theksoi Rama.
Sipas tij, Shqiperia sot ka nje drejtues qe nuk mund te krahasohet as me Afganistanin, ku presidenti i ketij vendi pranoi hapjen e kutive dhe perseritjen e zgjedhjeve.
"Ne do ta rrezojme perpjekjen per te ndertuar modelin e republikave ish-sovjektike, ku pushteti numeron, pavaresisht se si populli voton. Ne jetojme ne mes te Evropes dhe do te pranojme vetem standarte te ketij niveli", shtoi Rama.