Rama: Të mos vonohet zgjidhja
26/05/2010 Kryetari i PS-së takon e kreun e shtetit, Bamir Topi për krizën politike në vend
“Rrëzimi i Vangjel Kostës nga mazhoranca për motive të errëta politike”
Presidenti i republikës, Bamir Topi ka pritur dje në një takim të veccantë kryetarin e PS-së Edi Rama, ku kanë biseduar rreth situatës së krizës politike në vend. Sipas një njoftimi nga Presidenca, takimi është kërkuar nga vetë Rama, ndërkohë që të dy bashkëbiseduesit kanë preferuar të mos japin shumë detaje rreth asaj ccka është biseduar në me Presidentin. Gjithsesi burime nga PS shprehen se, Rama e ka kërkuar këtë takim për të biseduar, dhe pse jo për të marrë mbështetjen e kreut të shtetit në lidhje me negociatat që priten të zhvillohen së shpejti mes tij dhe kryeministrit. Por më pas Rama, megjithëse ka dalë në një konferencë për shtyp, nuk ka preferuar të komentojë asgjë rreth këtij takimi. I gjithë informacioni zyrtar që erdhi nga ky takim, ishte vetëm një njoftim anemik i institucionit të Presidentit. Nga ana e saj Partia Socialiste shprehet e gatshme për zgjidhjen e krizës politike, dhe kërkon që mos të ketë vonesa në këtë proces. Kjo, pasi në gjykimin e kampit rozë do të kishte pasoja të rënda për proceset integruese. Ishte vetë kreu i PS-së, Edi Rama, ai që lëshoi një mesazh të tillë gjatë ditës së djeshme. “Ne jemi gati për zgjidhjen, pala tjetër s’ka pse fshihet pas alibive që tanimë janë rrëzuar dhe as duhet ta vonojë pranimin e zgjidhjes duke u faturuar shqiptarëve pasoja krejt të pamerituara e duke shtuar peshën e krizës në kurriz të interesave të vendit dhe me pasoja të pallogaritshme në rrugën e integrimit evropian”, vuri në dukje Rama gjatë fjalës së tij në një konferencë për shtyp nga selia e PS-së. Ndërkohë që kreu socialist përshëndeti dhe deklaratën e ambasadorit Withers, lidhur me krizën politike dhe institucionale. “Ndaj me të bindjen se kriza e thellë ku zhytet çdo ditë Shqipëria kërkon zgjidhje dhe opozita është e gatshme të japë zgjidhjen e duhur, duke bërë kompromisin e duhur, por pa cenuar transparencën e në respekt të Kushtetutës”, nënvizoi Rama. Sipas tij, degradimi në vijimësi i sistemit të drejtësisë dhe përpjekja konstante e pushtetit aktual për t’ia nënshtruar drejtësinë interesave të veta, u shpreh në një formë jashtëzakonisht shqetësuese edhe përmes rrëzimit në Parlament të kandidaturës së konstitucionalistit të njohur Vangjel Kosta, i propozuar nga Presidenti i Republikës për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. “Ky ishte një rrëzim për motive të errëta dhe në kundërshtim të plotë me frymën e transparencës e të kushtetutshmërisë, e cila po i mungon vendit përditë e më shumë në këtë kohë krize të thellë. Zgjidhja e kompromisit është në tavolinë, si shprehje e vullnetit tonë të mirë dhe e vetëdijes sonë politike e qytetare”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.