E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontrolle në të gjitha pikat tregtuese të ushqimeve

26/05/2010 Afrimi i sezonit turistik

SHKODER- Rritja e temperaturave dhe afrimi i sezonit turistik veror kanë nxitur Drejtorinë e Bujqësisë dhe Ushqimit Shkodër, që në bashkëpunim me struktura të tjera të marrë masa dhe të organizojnë grupet e punës që do të shpërndahen në të gjitha pikat tregtuese të qytet. Grupet e punës do të zhvillojnë aksione kontrolluese për të konstatuar nëse ka mallra ushqimore që nuk plotësojnë standardet e tregtimit. Mallrat do sekuestrohen, si dhe do vendosen gjoba ndaj tregtuesve të këtyre mallrave. Ndërkohë drejtuesit e këtij institucioni bëjnë të ditur se aksione kontrolluese janë bërë gjatë gjithë vitit, por rreziku i kontaminimit të ushqimeve, apo prej tyre ekziston ende në zonën e Shkodrës, sidomos gjatë stinës së nxehtë të verës. Sipas Drejtorisë së Bujqësisë Dhe Ushqimit Shkodër, është arritur një bashkëpunim i mirë dhe me strukturat e tjera të qarkut,si institucionet shëndetësore, tatim -taksat, bashkitë, me të cilat janë organizuar kontrolle të përbashkëta. Puna e gjithë këtyre institucioneve drejtohet nga prefektura e qarkut,me të cilën është hartuar dhe një program i veçantë për stinën nxehtë të verës, pasi dihet ndikimi që kanë temperaturat e larta tek ushqimet. Gjatë kësaj stine më problem ka në zonat turistike, sidomos në plazhe, pasi aty për shkak të numrit të madh të pushuesve ka mundësi më të mëdha abuzimesh me ushqime pa etiketa dhe garanci të mjaftueshme. Në këto pika turistike për shkak të xhiros së madhe të produkteve ushqimore nga pikat e tregtimit është mundësia më e madhe të tregtohen dhe mallra jashtë standardeve të duhura, apo dhe të skaduara. “Konsumatori duhet të ketë parasysh ambientet në të cilat tregtohen mallrat ushqimore. Konsumatori para se të blejë duhet të kontrollojë tek çdo produkt pullën e sigurisë dhe datën e kadencës”, theksojnë drejtuesit e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Ushqimit Shkodër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›