E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Tepelena turistike vetëm zhvillohet, magnet për të tjerë vizitorë!

Kryeministri Edi Rama çdo ditë promovon vlerat turistike të Shqipërisë. Nga pika turistike e “Ujit të Ftohtë” afër Tepelenës, ku po zhvillon mbledhjen e qeverisë, zoti Rama thotë se kjo zonë turistike vetëm zhvillohet dhe është bërë një magnet që vetëm thith të tjerë vizitorë që vijnë për ta shijuar.

Zhvillimi i infrastrukturës dhe mbështetja e qeverisë për sektorin e agroturizmit ka nxitur zhvillimin e bujtinave e hoteleve të ndryshme në zonë, të ndërtuara kryesisht nga emigrantët që rikthehen.

Turizmi dhe agroturizmi pritet të jenë ndërkohë temat më të diskutuarat në mbledhjen e qeverisë.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›