E Shtunë, 31 Tetor 2026

MTKRS- Kontribut në promovimin e Vullnetarizmit, nderohen 12 organizata

Tiranë- 12 organizata vullnetare që operojnë në vendin tonë u nderuan me çmim, si organizata që kanë dhënë kontributin e tyre të shquar vullnetar për vitin 2011-të.

Sot në ditën ndërkombetare të vullnetarizmit, krahas diskutimëve për draft-ligjin për vullnetarizmin, u ndanë edhe çmimet për organizatat që kanë dhënë kontributin e tyre në këtë drejtim.

Ceremonia u zhvillua në ambjentët e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportëve, ku mes përfaqësueve të institucionëve shtetërore dhe organizatave jofitimprurëse që kryejnë punë vullnetare, u bë edhe ndarje e çmimëve.

Të 12-të organizatat si “Korpusi Shqiptar i Vullnetarëve”, “Vodafone Albania”, “Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit” etj, u nderuan me motivacionin: Për kontributin e shquar në nxitjen dhe promovimin e vullnetarizmit.

Këto çmime u dhanë nga Këshilli Rinor Shqiptar në bashkëpunim me MTKRS-së dhe Un Volunteers. Ndërkaq me çmime, në ditën ndërkombetare të vullnetarizmit, u nderuan:

-Korpusi i Vullnetarëve

- Qendra ‘Don Bosko’

- Shoqata e Skautve në Shqipëri

- Vodafone Albania

- Insituti i Edukimit Social

- Përtej Barrierave

- Hari Chon-Peace Group

- Zyra e Mbrojtjes së Konsumatorit

- Shoqata ‘Samus’

-Televizioni Publik Shqiptar

-Roma Activ Forum

Po ashtu me çmim u nderua edhe pedagogu Erjon Kristo, si ndër lobuesit më të mëdhenj në media për çështjet e vullnetarizmit. Ndërsa çmimi i nderit shkoi për Agjencinë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.

Nga ana e tyre vetë përfaqësuesit e organizatave vullnetare u shprehen se do vazhdojnë punen e tyre në nxitjen dhe promovimin e punës vullnetare në vendin tonë.

Drejtori i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit, Altin Goxhaj pas marrjes së çmimit u shpreh se edhe pse ZMK-ja nuk ka asnjë financim, ajo vazhdon të mbijetojë dhe të shqyrtojë qindra ankesat e qytetarëve. E gjitha kjo mbi bazë të punës vullnetare të stafit të saj.

Po ashtu edhe përfaqësuesja e Insitutit për Edukimin Social, Dena Grillo duke falenderuar të gjithë për vlerësimin që iu bë insitutit, u shpreh se ajo dhe stafi i saj besojnë tek vullnetarizmi, i cili mbi të gjitha të jep kenaqësi shpirtërore, nëpërmjet ndihmës që i japim tjetrit dhe komunitetit.

Në fund të takimit kryetarja e Këshillit Rinor Shqiptar, Argyina Jubani bëri me dije se fotot e aktivitetëve të organizatave, që kanë kontribuar për nxitjen dhe promovimin e vullnetarizmin në Shqipëri, do të jenë pjesë e kalendarit të viti 2012-të.

Dorina Bilbili/IDEA

cmimi korpusi copy Korpusi shqiptar i vullnetareve

Shkrime të tjera me interes:

  1. Elbasan, aktivitete sensibilizuese në ditën e Vullnetarizmit
  2. Hartohet draft-ligji për Vullnetarizmin
  3. Gjakovë, Tusha dhe Jetishi nderohen si përcjellës të vlerave kombëtare

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›