E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Tirana vijon të ndërtohet edhe pse has 1001 pengesa

TIRANE -Kanë përfunduar brenda harkut kohor të një jave punimet e Bashkisë së Tiranës për sistemimin dhe asfaltimin e rrugës së Durrësit në kryeqytet.

I pranishëm në përurim kreyebashkiaku Rama tha se “këto ndërhyrje janë të rëndësishme dhe madhore për infrastrukturën e këtij qyteti dhe nuk mund të realizohen pa mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve.”
Rama ritheksoi se Tirana europiane vijon të ndërtohet dita ditës pavarësisht 1001 hendeqeve dhe pengesave që hap dhe ngre regjimi i kusarisë, ku në Tiranë sheh pasqyrën e të gjithë shëmtimit të vet”.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›