Ekstradohen nga Roma e Londra, 2 të akuzuar për vrasje
TIRANE- Në aeroportin “Nënë Tereza“ në Rinas, dy të ekstraduarit i janë dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën e vrasjes me paramendim dhe të arrestuar jashtë Shqipërisë kanë zbritur të prangosur në aeroportin e Rinasit.
Interpol Tirana informoi për ekstradimin e Gëzim Medo Muji, vjeç 36, nga Roma, Itali, (sot) dhe të Laurant Selami Çakollari nga Londra, Britani (dje)
EKSTRADOHET SHKODRANI
36 vjecari Gëzim Muji nga Shkodra akuzohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Vaid Mujaxhi, më 22 qershor 2001. Vrasja 10 vjet më parë ishte regjistruar në lagjen “Partizani” në Shkodër. Veprimet hetimore kanë konkluduar se autori ishte Gëzim Muji dhe vrasja kishte ndodhur për motive hakmarrje. 36 vjecari ishte shpallur nër kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin nr. 153, datë 25.04.2008, kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg. Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje“, parashikuar nga nenet 78/2 dhe 278/2, të Kodit Penal.
Gëzim Mujo kishte mundur ti shpëtonte policisë për gati 8 vjet dhe më 5 maj të 2009 ishte arrestuar në Itali me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
EKSTRADOHET KORCARI
Ndërkohë dje,ishte bërë ekstradimi nga Londra/Angli e Laurant Çakollarit 35 vjeç, nga Korça.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 1208, datë 10. 12. 2003, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg“ për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim“ e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtje pa leje“ dhe “Falsifikim i dokumenteve“, parashikuar nga nenet 78-25, 278/2 dhe 186/1, të Kodit Penal. Cakollari ishte arrestuar në Londër për llogari të drejtësisë shqiptare më 3 dhjetor 2009.
(s.g/BalkanWeb)