Trafiku i armeve, denohet me 6 vjet burg Zharku
Tirane- I akuzuar per "trafik armesh", Gjykata e Krimeve te Renda deklaron fajtor dhe denon me 6.4 vjet burg dhe 40 mije leke gjobe, te pandehurin Mehmet Zharku.
Mehmet Zharku, 33 vjec eshte arrestuar ne muajin maj te ketij viti ne Tirane, gjate operacionit te koduar "Morina". Gjate ketij operacioni u sekuestruan ne cilesine e proves materiale me 74 pistoleta te llojeve "Minizastava" dhe "Bereta", 120 granata dore, 6 predha antitank, nje granathedhes, 120 ndezes dhe 150 cope fisheke te llojeve te ndryshme. Nga hetimet e prokurorise rezultoi se armet kishin ardhur nga Kosova dhe ishin destinuar per t'u tregtuar ne vendin tone. I pandehuri Zharku, u kap nga policia se bashku me vellane e tij Halit Zharkun 37 vjec, prane Farmacise numer 10 ne Tirane.
Por gjate hetimeve paraprake ishte vete 33 vjecari, ai qe mori persiper autoresine e trafikut te armeve, ndersa i vellai i tij u la i lire. Nga hetimet e akuzes rezultoi se i pandehuri mblidhte arme dhe fisheke ne zona te ndryshme te vendit, kundrejt shumave 100-5000 euro per cope. Armet sipas akuzes siguroheshin kryesisht ne Kosove, Kukes e Tropoje dhe me pas silleshin ne Tirane, ku kontaktoheshin me bleresit kryesore. Dy seanca me pare prokuroria kerkoi denimin me 8.8 vjet dhe 6 milione leke gjobe, ndersa i pandehuri kerkoi denim me te bute.
Akuza
Prokuroria e krimeve te renda ka ngritur ndaj Zharkut akuzen e "trafikut te armeve dhe municioneve". I pandehuri e ka pranuar akuzen e ngritur ne ngarkim te tij, duke kerkuar gjykimin e shkurtuar. Ndersa dje, ai i kerkoi trupit gjykues kryesuar nga gjyqtari Fran Prendi, denim sa me te bute.