E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy zona të reja kadastrave

30/05/2009  Për lagjet e vjetra

E reja e fundit është futja e dy zonave kadastrale në sistemin e ri të regjistrimit të pasurive. Regjistrimi në sistemin e ri do të realizohet në sajë të një projekti të qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore, ku për Shkodrën janë parashikuar zona kadastrale 8592 dhe 8593. Këto dy zona përfshijnë kryesisht lagjet e vjetra të qytetit të Shkodrës, si “Parrucë”, “Kiras”, “Dërgut”, “Rus”, “Rus i madh”, “Rus i vogël”, “Skëndërbeg”, “Mëhalla e Çakajve”, “Dugajt e reja”, “Pijacë Serreq”, “Ndoc Mazi”, “Tophanë”, “Gjuhadol”, “Stacioni i trenit”, “Zooteknikë”, “Ballabane” etj. Për këtë projekt ka ardhur kompania zbatuese. Ne si ZRPP Shkodër i kemi krijuar kushtet e duhura brenda ambienteve tona. Shpejt do të fillojë shikimi i dokumentacionit, teknika ligjore, hartografike. Kompania është spanjolle. Projekti parashikon kryerjen në terren të veprimeve, marrjen e informacioneve, kryerjen e matjeve, hartografinë dokumentacionet ligjore. Më pas puna e kryer do të pasqyrohet në çdo rajon për t’u parë nga qytetarët nëse janë dakord me veprimet e kryera për regjistrimin e pasurive të tyre. Në rast se qytetarët kanë konstatime kanë 45 ditë kohë për të paraqitur pretendimet e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›