Berisha Grantet do te perfshijne edhe regjistrimin e punonjesve

Kreu i qeverise Berisha ndodhet ne komitetin per zhvillimin e rajoneve nderkohe qe ka folur lidhur me projektet per ullirin dhe haloret. Per dhenien e granteve kryeministri tha se duhet ti kushtohet rendesi regjistrimit te numrit te punonjesve nga firmat qe do te mbeshteten nga qeveria.
Do te pershpejtojme procedurat per 2 projektet e medha ullirin dhe haloret. Por keto projektet do te perfshijne dhe nje seri kulturash dhe zerash te tjere qe nuk jane mbeshtetur nga granti i qeverise. Rendesi do ti jepet regjistrimit te numrit te punonjesve. Sepse nese qeveria do te jape mbeshtetje ne zonat intensive domethene qe kane me teper prodhim atehere duhet qe keto firma te regjistrojne edhe numrin e punetoreve.
Kjo eshte nje kerkese elementare pasi nese mbjell dy hektare vresht patjeter qe ke edhe dike te punesuar. Ndaj granti do te shoqerohet edhe me numrin e te punesuarve duke bere keshtu nje punesim te sigurt tha kreu i qeverise.
Nderkohe ai u shpreh se edhe pyllezimi ka nje rendesi te madhe. Ministria e Mjedisit dhe Pyjeve eshte e domosdoshme ta konsideroje pyllezim mbjelljen e haloreve dhe ullirit. Pyllezimi nenkupton druret dhe drure jane edhe frasheri edhe arra. Midis frasherit apo plepit vidhit e drureve te tjere do te preferojme druret frutore.
Do ti japim perparesi frutoreve ne kete periudhe e me pas do ta shtrijme projektin duke iu rikthyer drureve tane tradicionale. Lisi eshte mbreti te gjithe drureve te pyllit. Po te lexoni koherat e hershme lisi ka nje apoteoze per koherat romake me cilesite e tij me te mira. Por duhet te jemi pragmatike. do gje qe do ta shpenzojme per pyllezim ta shpenzojme drejt drureve frutore. Me vone kur te kete progres ne kete projekt shkojme drejt drureve te tjere.
Perparesi do te kene edhe haloret. Te ardhurat qe Zvicra realizon nga farat e pishave pisha e gurit cedra jane te medha keshtu qe gjithcka duhet te eci ne linjen e kesaj politike tha Berisha.
Komiteti per zhvillimin e rajoneve vijon.
Redaksia Online