E Diel, 1 Nëntor 2026

Kulmi, socialistët mundohen të falsifikojnë vullnetin e Strasburgut

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka njohur dje deputetët me ndryshimin e përbërjes së delegacionit shqiptar, duke deklaruar se manipulimet politike me përfaqësimin, po ndodhin në një linjë të unifikuar mes selisë së PS-së në Tiranë dhe deputetit socialist Islami, të akredituar në Strasburg

TIRANE - Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka njoftuar dje në seancën plenare deputetët e Kuvendit për emërimin e deputetit Ilir Rusmali në krye të delegacionit shqiptar në Këshillin Evropian, duke i dhënë fund procedurës zyrtare për zëvendësimin e deputetit Aleksandër Biberaj.
Debati për kryesinë e delegacionit tonë në Këshillin e Evropës, ka ndezur debatin në Kuvend. “Ju e keni vënë Shqipërinë në një pozitë qesharake të Asamblesë, dhe në një pozitë qesharake në sytë e gjithë botës. Ju nuk mund ta përdorni zonjë as parlamentin dhe as KE për të zgjidhur as inatet as problemet tuaja personale dhe natyrisht as krizën e brendshme që keni në PD”, tha kryetarja e grupit parlamentar të PS-ës, Valentina Leskaj.
Nga ana tjetër, mazhoranca i ka konsideruar shqetësimet e opozitës si të pabaza, pasi vendimi për të zëvendësuar Biberajn me Rusmalin i takon vetëm grupit nga i cili është propozuar. “Ju keni mashtruar siç ka mashtruar kolegu juaj nga Strasburgu dhe kjo nuk ju bën mirë ju zonjë dhe kryetare e grupit parlamentar. Në bazë të rregullores është kryetarja e Kuvendit në konsultim me kryetarin e grupit që vendos mbi delegacionet dhe kryesitë e këtyre delegacioneve”, tha kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, ndërsa i ëprgjgije kreut të grupit parlamentar të PS-ës, Valentina Leskaj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›