Rritet akciza për kafen, cigaren dhe pijet alkoolike
TIRANË - Komisioni parlamentar i Ekonomisë miratoi projektligjin për ndryshimet në buxhetin e vitit 2009. Po ashtu anëtarët e komisionit miratuan edhe ndryshimin e disa taksave, ndërsa vendosi rritjen e çmimit të akcizës për pijet alkoolike në 30-40 përqind, për kafen me 50 përqind, ndërsa çmimi i duhanit do të rritet me 10 lekë për pakete. Komisioni i Ekonomisë vendosi të rrise trefish çmimin e taksës për reklamat në rruge.
Komisioni vendosi gjithashtu rritjen e çmimeve të makinerive për lojërat e fatit si dhe një ndryshim të rëndësishëm për rimbursimin e TVSH-së. Ky i fundit parashikon që nëse brenda 30 ditësh organet tatimore nuk rimbursojnë TVSH te bizneset atëherë këto te fundit nuk do të paguajnë taksat.
Komisioni ka vendosur ndryshme edhe në sistemin e taksave vendore. Për ndërtesat ne proces legalizimi vendoset taksa e ndikimit në infrastrukturë e cila do të jetë sa 0.5% e vlerës se investimit.