E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tani me ADN, montohet pajisja në laborator

Më në fund në laboratorin e kriminalistikës në Ministrinë e Brendshme është montuar aparatura e cila do të kryejë analizat e ADN-së në vendin tonë. Specialistët anglez kanë montuar të gjitha pjesët e aparaturës të cilat më pas do të shpërbejnë për laboratorin e kriminalistkës. Por për t'i dhënë fund kësaj aparature këta specialistë që vijnë shpesh herë në vendin tonë kanë nisur të trajnojnë edhe stafin e ministrisë së Brendshme të cilët do të realizojnë më pas edhe analizat që në shumë raste kanë zgjidhur shumë çështje të drejtësisë. Ndërkohë aktualisht analizat e ADN realizohen në martenitetin "Mbretëresha Geraldinë", me urdhër të Prokurorisë, por në raste kur kjo është prova kyçe e një procesi të rëndësishëm të prokurorisë mostrat e saj dërgohen në laboratorin e Italisë ku vendi jonë ka një marrëveshje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›