Muzeu i ri prane xhamise

Kjo ndërtesë e cila do të shtrihet në një sipërfaqe prej 13 mijë e 200 metër katrorë, do të ndërtohet shumë pranë xhamisë së re.
“Do të kemi një godinë i cili mendojmë të quhet muzeu i Tiranës dhe bashkëjetesës fetare. Kur shtohet elementi i bashkëjetesës fetare plotësohet një kuadër në të cilin vështrohet shumë më qartë”, tha Rama.
Ky muze, i cili do të ketë ambjente të jashtme dhe të brendshme ekspozimi do të prezantojnë bashkejetesën qytetare dhe fetare të qytetarëve të Tiranës.
“Do të jetë një mënyrë e re e të trajtuarit të hapësirave dhe konceptuarit të muzeut”, shtoi Rama.
Pjesë e muzeut të ri do të jetë dhe një fond prej 460 objektesh të kulturës popullore muzeale të kryeqytetit.
Për ndërtimin e tij do të realizohet një konkurs ndërkombëtar ku arkitektë të ndryshëm mund të paraqesin projektet e tyre bazuar në ambicien e prezantuar nga Bashkia e Tiranës.