PDU peticion kundër raportit të Dik Martit

Kreu i PDU-së, Shpëtim Idrizi u takua me drejtuesin e Organizatës së veteranëve të Luftës së UÇK në Kosovë, Muharrem Xhemajl, ku prezantoi vijimin e kësaj nisme edhe në Shqipëri. Xhemajli e njohu Idrizin, me iniciativën më të fundit të kësaj organizate në Kosovë për të mbledhur firma për një peticion kundër raportit të Dik Martit.
Ai tha se kishte zgjedhur si bashkëbisedues për ta çuar më para idenë e peticionit, pikërisht zotin Idrizi si lider i një partie të angazhuar për çështjen kombëtare në të gjitha viset ku ka shqiptarë.
Nga ana e tij, Idrizi e njohu Xhemajlin me aktivitetin e PDU-së gjatë periudhës së fundit.
Ai e vlerësoi si të rëndësishme iniciativën e OVL të UÇK-së, por nënvizoi se këtij peticioni “i duhet dhënë karakter mbarëkombëtar”. “Ky peticion duhet të shkojë në destinacion, në Këshillin e Evropës, dhe të mos mbetet për konsum të brendshëm. Raporti i Dik Martit, fyen shqiptarët si komb, kudo që janë, në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në diasporë, ndaj ai meriton një përgjigje kombëtare”, tha Idrizi.
Ai parashtroi më tej idenë e një reagimi të gjithë faktorit politik shqiptar ndaj raportit, duke synuar njëherësh dhe koordinimin me faktorin perëndimor, në mënyrë që “ai raport të rrëzohet në 24 janar”. “Vetëm rrëzimi i plotë i raportit do ta hiqte njollën që Serbia, nëpërmjet duarve të një parlamentari zviceran do t’i vendosë kombit shqiptar, kombit më properëndimor në Ballkan”, tha Idrizi, njëherësh anëtar i delegacionit shqiptar në Këshillin e Evropës.
“Partia Drejtësi dhe Unitet do të marrë përsipër krijimin e të gjithë infrastrukturës së nevojshme për të realizuar këtë peticion dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që ta nënshkruajnë atë, si një shenjë e solidaritetit, bashkëpunimit dhe reagimit mbarëkombëtar ndaj shpifjeve të raportit të Dik Martit”, thuhet në deklaratën e PDU-së. /S.Lleshi/Start/
2011-01-07 14:05
[