Rama: Nuk tërhiqemi nga nismat tona

“Kemi një qeveri që rri në pushtet me vota të vjedhura për të vjedhur vendin. Dhe ne do luftojmë që ta largojmë këtë qeveri me protesta dhe me zgjedhje të parakohshme, që nuk do të lejojmë të grabiten njësoj si ato të 28 qershorit”, deklaroi Rama në daljen e parë publike për këtë vit.
Duke komentuar vendimin e KQZ-së për zbrazjen e kutive, kreu i opozitës tha se kjo dëshmonte vjedhjen e votave nga ana e maxhorancës, teksa e ka vlerësuar si të pa vlerë këtë vendim. Ai paralajmëroi se do të ketë sërish mocion ndaj kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.
“KE ka të drejtë kur drejton gishtin nga Jozefina Topalli dhe ne do vijojmë nismën tonë për ta çuar në Kuvend. Ajo do të vlejë për të konsumuar cdo mundësi të PD për të na penguar ne”, ka theksuar Rama. Duke folur për marrëdhëniet e deputetëve të partisë së tij me Kuvendit, kryesocialisti u shpreh se kjo marrëdhëniet do të jetë e kushtëzuar, por shtoi se nuk do të ketë dalje nga Parlamenti.
“Marrëdhënia me Parlamentin mbetet e kushtëzuar. Prania jonë në Parlament nuk vihet në dyshim. Përpjekjet tona për të futur Parlamentin në rrugën e duhur nuk do të rreshtin”, është shprehur Rama. “Saliu i ka lënë në baltë Shqipërinë dhe shqiptarët, për të cilët ka vetëm barcaleta, shpifje fantastike, etj, ndërkohë që në radhët e shqiptarëve ka varfëri, përmbytje, mungesë shprese dhe neveri nga një betejë politike, që për shkak të një bote mediatike të kapur, është kthyer në një betejë ku makineria e baltës ndot gjithçka”, ka shtuar Rama./S.Lleshi/Start/
2011-01-07 14:04
[