E Shtunë, 31 Tetor 2026

Natë e përgjakshme, humb jetën 34-vjeçari

Strukturat e hetimit të krimit të policisë së kryeqytetit, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes e shtetasit Artan Këllezi, 34 vjec, ngjarje e ndodhur mbrëmë në afërsi të rrugës "Qemal Stafa" në Tiranë.

Për hetimin e kësaj ngjarje, u ngrit menjëherë një grup i posaçëm hetimor, të cilët u morën me proçedurat e shoqërimit të dëshmitarëve në vendngjarje, marrjes në pyetje dhe veprimeve të tjera hetimore. Falë një pune të menjëhershme të strukturave të policisë, u arrit identifikimi dhe kapja autorit të vrasjes, i cili dyshohet të jetë shtetasi Stilijan Korabi, 35 vjec, banues në Tiranë, ku ndaj tij u mor masa e menjëhershme e arrestit në flagrancë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Qemal Stafa" në ambjetetet e një lokali, ku pas një grindje për shkak se viktima i kishte një borxh të pashlyer autorit, ku ky i fundit pasi kanë debatuar e ka goditur disa herë me armë të ftohtë kaçavid, 34 vjeçarin Artan Këllezi, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndaj shtetasit Stiljan Korabi, po merret masa e arrestit në flagrancë për konsumim të veprave penale të "Vrasjes me dashje".
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›