Rama: “Vendimi i Kolegjit skandaloz, nuk njohim legjitimitetin e qeverisë së re”
Kreu i PS-së: Na u grabit mandati në Berat, sepse Berisha ushtroi presion ndaj Kolegjit Zgjedhor
Shaban Sulçe
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar mjaft ashpër ndaj vendimit të Kolegjit Zgjedhor që rrëzonte ankesën e Partisë Socialiste për rinumërimin e votave të shpallura të pavlefshme në qarkun e Beratit. Duke e cilësuar këtë vendim skandaloz, Rama akuzoi kryeministrin Berisha se ka ushtruar presion ndaj anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor, me qëllimin e vetëm grabitjen e mandatit, të cilin Partia Socialiste e ka fituar në qarkun e Beratit. Kryesocialisti Edi Rama tha se me këtë akt kryeministri Berisha e degjeneroi edhe më tej procesin zgjedhor, duke mbyllur rrugën e transparencës ligjore mbi procesin zgjedhor në Berat. Për këtë arsye, shefi i selisë rozë deklaroi se Partia Socialiste nuk do të njoh legjitimitetin e qeverisë, e cila sipas tij do të krijohet vetëm si rezultat i një maskarade elektorale. “Dje, pushteti mbylli përmes një padrejtësie alarmante rrugën e transparencës ligjore mbi procesin zgjedhor në Berat. Por hapi rrugën e mos njohjes nga ana jonë të legjitimitetit të qeverisë, që do të dalë nga kjo maskaradë elektorale, e cila e bën të detyrueshme rrugën tonë të kontestimit demokratik me të gjitha mjetet që ka në dorë opozita, të këtij pushteti të korruptuarish e korruptuesish, që duan ta kthejnë Shqipërinë në një republikë pa opozitë demokratike, pa drejtësi të pavarur, pa media të lirë, pa sipërmarrje të panënshtruar, pa qytetarë të pakërcënuar për shkak të bindjeve të tyre politike”, u shpreh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.
Kolegji
Duke komentuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor, Rama tha se ky institucion nuk i rezistoi dot presionit të pushtetit të Sali Berishës, duke dhënë një vendim skandaloz, në kundërshtim të plotë më Kodin Zgjedhor. Sipas kryetarit të Partisë Socialiste, vendimi që rrëzonte kërkesën për rinumërimin e votave është në kundërshtim me ligjin zgjedhor, pasi në Kod thuhet qartë se mjafton që 2 anëtarë të KQZ-së ta kërkojnë rinumërimin dhe kjo bëhet pa asnjë lloj kushti. “Dje, drejtësia e vendosur nën presionin e pushtetit, nuk dha drejtësi, por thelloi padrejtësinë ekstreme të KQZ-së ndaj Partisë Socialiste, duke e degjeneruar edhe më tej procesin zgjedhor”, tha Rama. Ai theksoi se kryeministri Berisha do të ketë një kosto të lartë politike për grabitjen e përkohshme që i bëri mandatit të PS-së, ndërkohë që shtoi se zgjedhjet e 28 qershorit ishin të njëjta si ato të vitit 1996. “Dje, Sali Berisha grabiti përkohësisht një mandat të Partisë Socialiste në Berat, por përcaktoi verbërisht edhe koston shumë të lartë politike që duhet të paguaj ai vet dhe qeveria shtatanike, që do të dal nga këto zgjedhje, të cilat ndryshojnë prej atyre të vitit 1996 vetëm në formë, por jo në thelb”, tha Rama.
Qëndrimi
Edi Rama theksoi se Partia Socialiste është e vendosur për t’ju kundërvënë pushtetit të korruptuar të Sali Berishës, pa asnjë rezervë, pa asnjë kompromis dhe pa asnjë pauzë. Rama tha se Partia Socialiste angazhimet për të zbardhur deri në fund krimin elektoral të 28 qershorit, duke theksuar se misioni i saj është mbrojtja e lirisë dhe demokracisë. “Sot, është e sigurt që Partia Socialiste do t’i kundërvihet këtij pushteti të korruptuar dhe korruptues, pa asnjë rezervë, pa asnjë kompromis, pa asnjë pauzë.
Sot, është e sigurt se Partia Socialiste do të angazhohet deri në fund për zbardhjen medoemos të krimit elektoral të 28 qershorit, duke i përfaqësuar denjësisht të gjithë shqiptarët e shqiptaret që e votuan në shumicë, për një politikë të re për ndryshim dhe që duan me të drejtën e Zotit, të ligjit, e të qytetarisë evropiane, mbrojtjen e të drejtës së tyre të mohuar nga politika e vjetër për mashtrim”, deklaroi kreu i PS-së Edi Rama.
Vendimi i Kolegjit Zgjedhor për Beratin
Partia Socialiste si dhe aleatja e saj G99 kishin depozituar në Kolegjin Zgjedhor kërkesën për rinumërimin e votave në 3 KZAZ të qarkut të Beratit. Dy partitë në fjalë pretendonin se në këto 3 KZAZ ishin shpallur të pavlefshme rreth 1400 fletë votimi, shumica e të cilave supozoheshin të ishin në favor të Partisë Socialiste dhe G99-ës. Sipas dy partive opozitare, rinumërimi i këtyre votave do të përmbyste edhe ndarjen e mandateve, të cilat paraprakisht ishin ndarë në këtë mënyrë: 4 mandate PS, 3 mandate PD dhe 1 mandat LSI. Partia Socialiste pretendonte se kishte fituar mandatin e 5-të, ndërkohë që pretendim për një mandat kishte edhe G99-a. Gjithsesi Kolegji Zgjedhor në seancën e dy ditëve më parë rrëzoi kërkesat e Partisë Socialiste dhe G99-ës për rinumërimin e votave. Në parashtrimin që i bënë kërkesës së tyre avokatët socialistë kanë pretenduar se gjatë shqyrtimit të ankimimit të tyre administrativ në KQZ, shumica e këtij komisioni në kundërshtim me nenin 138 të Kodit Zgjedhor nuk ka marrë parasysh kërkesën e dy anëtarëve për të rinumëruar dhe rivlerësuar të gjitha votat në KZAZ numër 1, rivlerësimin e votave të pavlefshme në 50 kuti votimit të KZAZ numër dy, dhe rivlerësimin e votave të pavlefshme në 10 kuti të KZAZ numër 3, të zonës zgjedhore të qarkut Berat. Me administrimin e provave materiale të paraqitura nga palët në këtë debat, trupa gjykuese ka ndërprerë seancën dhe është tërhequr për t'i ballafaquar ato me pretendimet e subjekteve ankimuese dhe të interesuara. Pas të paktën 3 orëve diskutime të mbyllura, kolegji ka shpallur vendimin për mospranimin e kërkesës së palëve paditëse, Partisë Socialiste dhe G99-s. "Kolegji Zgjedhor i Gjykatës së Apelit pasi dëgjoi pretendimet e palëve dhe administroi provat, bazuar në nenin 158 të Kodit Zgjedhor vendosi të rrëzojë kërkesën e PS-së dhe të G99-s si të pambështetur në ligj", - tha kryesuesja e trupës gjykuese Dhurata Haveri, por pa dhënë asnjë nga shkaqet që e çuan këtë trupë në këtë vendim.
KQZ shpërndan mandatet për qarkun e Beratit
Një ditë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për qarkun e Beratit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë shpërndarjen e mandateve për deputetë të këtij qarku. Kështu në bazë të rezultatit përfundimtar për Beratin, Partia Socialiste ka marrë katër deputetë, Partia Demokratike tre deputetë dhe Lëvizja Socialiste për Integrim një deputet. Deputetë të legjislativit të ardhshëm për këtë qark do të jenë: Erjon Braçe, Fidel Ylli, Ermonela Velaj dhe Marko Bello nga Partia Socialiste, Genc Pollo, Mehmet Xheka dhe Lefter Maliqi, nga Partia Demokratike, si dhe Nasip Naço nga LSI.
Rama rrëzon opsionin e bojkotimit të Parlamentit
Partia Socialiste nuk do të njoh legjitimitetin e qeverisë së re, por ky akt politik i saj përjashton dhe rrëzon opsionin e bojkotimit të saj në parlamentin e ardhshëm. Një gjë të tillë e la të nënkuptohej dje kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, i cili deklaroi se kjo parti nuk do të njihte legjitimitetin e qeverisë së re, për shkak të grabitjes që kryeministri Berisha i ka bërë mandatit të fituar prej saj në qarkun e Beratit. I pyetur nga gazetarët nëse mosnjohja e legjitimitetit do të thoshte, bojkotim i parlamentit, Rama u përgjigj duke deklaruar: “Nuk e thashë një gjë të tillë!”. Në këtë mënyrë kryesocialisti ka hedhur poshtë të gjithë ato zëra dhe opsione që flisnin për braktisje të parlamentit nga deputetët e Partisë Socialiste.
24 Korrik 2009