Zyrtarë të PS-së vizitë drejt Suedisë për të paraqitur ankesat
Selia rozë shpreson në mbështetjen e presidencës së radhës së BE-së
Shaban Sulçe
Partia Socialiste po përgatitet që shumë shpejt të paraqesë përpara presidencës së radhës së Bashkimit Evropian, provat që ajo disponon për manipulimet që i janë bërë zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Sipas burimeve në selinë rozë, disa funksionarë të lartë të Partisë Socialiste janë nisur në drejtim të Stotkolmit, kryeqytetit të Suedisë, e cila është edhe kryesuesja e radhës e presidencës së Bashkimit Evropian. Po sipas këtyre burimeve, zyrtarët socialistë kanë në axhendën e vizitës së tyre organizimin e takimeve me krerët më të lartë të shtetit suedez, të cilëve do t’u shprehin shqetësimin për atë çka ka ndodhur në procesin zgjedhor të 28 qershorit, por edhe provat që vërtetojnë manipulimet e bëra nga Partia Demokratike. Kjo vizitë është në kuadër të strategjisë së Partisë Socialiste për të njohur gjerësisht faktorin ndërkombëtar me qëndrimet kontestuese të Partisë Socialiste ndaj zgjedhjeve. Jo rastësisht është zgjedhur takimi me politikanët suedezë, pasi Suedia tashmë është kryesuesja e presidencës së radhës së Bashkimit Evropian.
Dosja
Një javë pas përfundimit të procesit zgjedhor të 28 qershorit, Partia Socialiste la të nënkuptohej se nuk do të njihte rezultatin, pasi sipas saj ishin bërë manipulime të mëdha votave të shqiptarëve. Selia rozë u shfaq e bindur duke deklaruar se ishte dëmtuar jashtëzakonisht si rezultat i manipulimeve të kryera nga makineria shtetërore dhe për këtë arsye ajo la të nënkuptohej se nuk do të njihte zgjedhjet. Për të argumentuar qëndrimin e saj politik përpara faktorit ndërkombëtar, Partia Socialiste nisi procesin e hartimit të “dosjes së zezë” e cila
përmban provat e cenimit të votave dhe deformimit të vullnetit të zgjedhësve. Për këtë arsye Partia Socialiste ka nisur një proces të gjerë të mbledhjes së informacionit për të gjitha manipulimet e ndodhura në çdo qendër votimi në të 12-të qarqet e vendit. Ky informacion do të dokumentohet dhe do të shoqërohet me prova filmike dhe dokumente, të cilat do të vërtetojnë cenimin e procesit zgjedhor. Për këtë detyrë, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ngarkoi të 140-të kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste.
Raporti
Faktori ndërkombëtar ende nuk e ka thënë fjalën e tij të fundit për procesin zgjedhor të 28 qershorit në Shqipëri. Raporti përfundimtar i ndërkombëtarëve pritet të bëhet vetëm pas shpalljes së rezultatit përfundimtar dhe certifikimit të plotë të zgjedhjeve parlamentare. Gjithsesi dy javë më parë, ndërkombëtarët dhe konkretisht vëzhguesit e ODIHR-it publikuan një raport të ndërmjetëm vlerësimi për situatën paszgjedhore në Shqipëri, që përfshin periudhën nga data 29 qershor deri më 7 korrik. Në raport theksohej se partitë politike e bllokuan procesin e numërimit të votave sa herë që konstatuan një rezultat të afërt në disa zona zgjedhore. ODIHR-i vërente se nga 66 komisione zonale të administrimit Zgjedhor (KZAZ), në 22 prej tyre procesi i numërimit ose ka shkuar keq, ose shumë keq. “Numërimi i votave u zvarrit dhe u karakterizua nga nivele të larta mosbesimi mes partive politike dhe përfaqësuesve të tyre në të gjitha nivelet e administratës zgjedhore. Vonesat në numërim provokuan tension mes partive, sidomos aty ku rezultatet ishin ose dukej sikur ishin të afërta. Në disa raste, numërimi i votave u bllokua përkohësisht. Ndërhyrjet e vëzhguesve të partive dhe kandidatëve në procesin e numërimit krijuan shpesh shpërqendrim nga procesi”, - shkruhej në raportin e ODIHR-it. Vëzhguesit ndërkombëtarë, përsa i përket rolit të KQZ-së, kanë vlerësuar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve “zgjodhi shpesh të mos ndërhyjë në rastet kur në VNV kishte probleme”. Në raportin e ODIHR-it vëzhguesit ndërkombëtar kanë vlerësuar se megjithëse secili grup i numërimit të votave duhej të numëronte pesë deri në dhjetë kuti votimi para se të ndërrohej, në realitet GNV-të shpesh nuk zëvendësoheshin, çka shkaktonte edhe më shumë vështirësi për anëtarët e GNV-ve. Vëzhguesit e vlerësuan marrjen në dorëzim të materialeve zgjedhore si shumë të mirë ose të mirë në 90% të VNV-ve. Megjithatë, ata vunë re se procesi ishte i ngadaltë në disa VNV, sidomos në qytetet e mëdha.
Haradinaj takon Berishën, e uron për fitoren në zgjedhje
Kryeministri Sali Berisha prit dje në një takim kryetarin e Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ish Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Pasi e falënderoi për mikpritjen, Haradinaj i shprehu Kryeministrit Berisha urimet më të përzemërta për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, si dhe e përgëzoi atë për frymën dhe standardet që karakterizuan këto zgjedhjet, një zhvillim ky shumë i rëndësishëm për vendin.
Kryeministri Berisha e falënderoi Haradinaj për urimin dhe vlerësimet që ai dha lidhur me rëndësinë e fitores së Partisë Demokratike në këto zgjedhje, si dhe për formimin e koalicionit të ri qeverisës. Gjatë takimit, Kryeministri Berisha e njohu zotin Haradinaj me tematikën kryesore të programit të qeverisjes së ardhshme drejt Shqipërisë evropiane. Në këtë takim u diskutua gjerësisht edhe mbi zhvillimet në të dyja vendet, si dhe për rrugët e zgjerimit dhe të intensifikimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës në të gjitha nivelet.
24 Korrik 2009