“Qeveria ka lekë me tepricë, por kemi vendosur të mos investojmë”
Kreu i qeverisë sfidon ligjet e ekonomisë, deklaron të pamundurën
Habjon Hasani
Kryeministri shqiptar Sali Berisha, ka sfiduar dje gjithë ligjësitë ekonomike në të cilat bazohet rendi botëror gjatë konferencës së tij për shtyp. Duke komentuar vendimin e tij më të fundit për të ndalur të gjitha investimet në vend për gjithë gjysmën e mbetur të këtij viti, Berisha ka pohuar paralelisht se qeveria ka likuiditete me tepricë, pra duke pranuar se qeveria nuk ka probleme me lekët madje i ka me tepricë ato. Paradoksi është i qartë për arsyen e thjeshtë se ka vetëm një arsye që imponon ndaljen e të gjitha investimeve: mungesa e lekëve për ti realizuar ato. Por në kushtet kur kryeministri deklaron se qeveria ka lekë me tepricë e gjithë situata kthehet në paradoks, për faktin e thjeshtë se detyra bazike e qeverisë është që tu japë vlerë përdorimi taksave dhe buxhetit që krijohen me kontributet e shqiptarëve. “Nuk ekziston absolutisht asnjë problem likuiditetesh. Në rast se do të dini të vërtetën i kemi pak me tepricë dhe ndofta do të lindë nevoja të kthejmë një pjesë”, - deklaroi dje Berisha duke u munduar të bindë shqiptarët se xhepat e qeverisë ishin të fryrë.
Burokracia
Ndonëse me një vendim të posaçëm për të ndalur të gjitha investimet dje kryeministri deklaroi se vendimin për të mos investuar të ardhurat e mori në kushtet kur qeveria dispononte tepricë të ardhurash që presin të investohen. Për këtë paradoks kryeministri ka gjetur një ”kurban” duke fajësuar burokracinë shtetërore që sipas Kryeministrit e shtyu deri në vjeshtë realizimin e tenderave për realizimin e këtyre investimeve të anuluara. Por duket se “kurbani” i Kryeministrit, nuk e shmang atë nga përgjegjësia, pasi dihet se është pikërisht kryeministri Berisha në majën e piramidës së kësaj burokracie. “Arsyet janë tërësisht burokratike. Mbi këtë praktikë ne çdo vit kemi ndaluar prokurimet në muajin shtator apo në muajin tetor sipas rastit. Siç e dini në muajin shtator një qeveri tjetër nis nga puna. Unë nuk mund të them se kjo qeveri që vjen sapo të instalohet ka të gjitha kapacitet për të ushtruar të gjitha prerogativat e saj sepse një ministër apo zëvendësministër në fillim të detyrës së tij do të konsolidojë administratën, para se të merret me këto çështje. Pra, kjo ka të bëjë thjesht me ndryshimin e qeverisë”, - deklaroi dje Kryeministri.
Deklarata
Por duket se “kapërcimet” e Kryeministrit dje kanë qenë të jashtëzakonshme. Në kushtet kur pas katër vitesh qeverisjeje ai është akuzuar sidomos për tenderimet e “vonuara” gjatë mandatit të tij, duket se kësaj here Berisha deklaron sërish të kundërtën. Ndërsa për katër vite me radhë tenderët dhe prokurimet e investimeve kanë nisur historikisht(shumica e tyre) në muajt korrik-tetor, Berisha dje mohoi të kishte ndodhur një gjë e tillë, madje pretendoi krejt të kundërtën.”Çdo vit pa përjashtim në muajin shtator apo tetor ne kemi ndërprerë tenderimet jo për mungesë fondesh, por i kemi ndërprerë ato për të shmangur tenderimet vjeshtuke të cilat janë si puna e vjeshtukëve. Nuk ka asnjë arsye që autoritet kontraktuese duke pasur disponibël fondet që në muajin janar, ti shtyjnë ato për vjeshtë”, -tha dje Berisha.
BOX
Berisha: Investimet i ndërpreva por ky do quhet viti i investimeve
“Unë mund t'ju garantoj ju se ky është viti i investimeve më të mëdha në historinë e këtij vendi. Vitin e kaluar janë investuar 10 % të prodhimit të brendshëm. Nuk di asnjë qeveri në botë që të ketë këtë përqindje investimi. Vjet e kam shqyrtuar këtë problem dhe më rezultonte se vendi i dytë që vinte pas kësaj ishte me vlerë 5,5 % të prodhimit të brendshëm. Sivjet sërish jemi me shifrën e 10 % të prodhimit të brendshëm për investime. Pra kemi nivelin më të lartë. Kryeministri Berisha: Për sa i përket buxhetit suplementar, ju e dini ka qenë një buxhet që diktohej nga negociatat që zhvillonim në kuadrin e marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Buxheti suplementar në të vërtetë ka përfaqësuar operativitetin e dy modeleve. Njëri model ishte modeli i fillimit të vitit, i cili thoshte se Shqipëria do të ketë këtë deficit buxhetor, do të ketë këtë nivel të ardhurash, pra, do të ketë këtë buxhet. Ne e pranonim këtë, e tejkalonim këtë dhe në qershor bëhej operativ modeli i dytë, i cili faktonte se Shqipëria ka këto të ardhura dhe për rrjedhojë ka këtë buxhet, e si rrjedhojë do të ketë këto shpenzime. Këtë vit marrëveshja u kalua në artikullin 4 të bashkëpunimit me FMN dhe është operativ modeli i fillim vitit i qeverisë. Shumë pozitiv është fakti se rritja ekonomike e tremujorit të parë ishte 6 %. Për sa i përket tremujorit të dytë, mund t'u them me përgjegjësi të plotë se është qartësisht më i mirë. Kjo për arsyen se në tremujorin e dytë janë disa faktorë që dallojnë në mënyrë të ndjeshme nga i pari dhe ju mund të bëni kontrollin e tyre. Së pari, prodhimi dhe eksporti i energjisë ka qenë më i madh se në çdo tremujor tjetër, propabilisht të shumë e shumë viteve të shqyrtuara”.
Precedenti i munguar
Hera e parë që qeveria ndërpret investimet me vendim të posaçëm
Rrugët, ujësjellësat, librat apo ilaçet duket se do të jenë kurbani i shpenzimeve luksoze që qeveria i ka lejuar vetes gjatë fushatës elektorale. Me një vendim të pashoq në vitet e kaluara, qeveria shqiptare ka vendosur që në gjysmë të vitit të pezullojë dhe të stopojë të gjitha investimet e parashikuara që ende nuk janë prokuruar. Konkretisht në vendimin e qeverisë shkruhet e zezë mbi të bardhë se është vendosur për “mosfillimin e procedurave të prokurimit, për fondet e investimeve, të miratuara me ligjin nr.10025, datë 27.11.2008, ‘Për buxhetin e vitit 2009’, të paprokuruara deri më 3.8.2009. Investime të paprokuruara janë investimet, për të cilat deri më 3.8.2009, nga Agjencia e Prokurimit Publik nuk janë shpallur ose rishpallur procedurat e prokurimit”.
Pra nga sa shihet për vitin 2009 të gjitha ato biznese që kanë mbajtur “sytë e veshët” nga tenderët publikë që priteshin të zhvilloheshin duhet të “mbledhin mendjen” tashmë pasi nuk do të ketë të tillë. Por çdo të bëhet me paret e parashikuara për investime? Përse qeveria nuk ka justifikuar në asnjë paragraf të vendimit të djeshëm arsyet e kësaj nisme e cila nuk është kryer asnjëherë më parë me një vendim të posaçëm kategorik përjashtues. Maksimumi, qeveritë kanë parashikuar rialokim fondesh por asnjëherë rialokimi dhe “djegia” e tenderave nuk ka qenë qëllim në vetvete.
24 Korrik 2009