E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Vendimi i gjykatës për Gërdecin, tronditës

Share

Kreu i socialistëve, Edi Rama, duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, e ka cilësuar si tronditës dhe zhgënjyes vendimin e Gjykatës së Tiranës, në lidhje me procesin e Gërdecit. Ai ka thënë se është skandaloze që nuk u dënua askush për vrasje, por vetëm për dëmtim prone.

Sot, një ditë pas procesit të tragjedisë së Gërdecit, drejtësia ka vazhduar që të trondisë opinionin publik. Ishte skandaloze që nuk u dënua askush për vrasje, duke qenë se humbën jetën 26 persona, por për dëmtim prone. Ky vendim ishte zhgënjyes për të gjithë. Procesi i përjashtoi shkaktarët e tragjedisë dhe dha dënime selektive, edhe ato tejet zhgënjyese, duke goditur edhe prokurorinë. Përsëri zgjedhja është e qartë: drejtësi e barabartë apo rrënim i themeleve të barazisë?

Është e qartë që pushteti i sotëm kërkon të rrënojë të gjitha themelet e barazisë para ligjit, e kundërta që premtojmë ne të bëjmë, tha Rama gjatë fjalës së tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›