E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denoncohet humbja e një 4-vjeçari

Foto ilustruese

ELBASAN – Një fëmijë 4-vjeçar i ka humbur nga sytë të atit ndërsa ishte duke luajtur pranë shtëpisë së gjyshit të tij në lagjen 11 Nëntori pranë pallateve 6-katëshe. I ati që kishte ardhur me djalin e tij tek gjyshi, e ka lënë të luajë jashtë dhe vetëm disa minuta më pas nuk e ka gjetur më.

Anxhelo Leka, me banim në fshatin Jagodinë është zhdukur pa lënë gjurmë qysh mesditën e djeshme dhe prindërit janë detyruar ti drejtohen policisë për të denoncuar humbjen e tij. Fëmija ka veshur një palë xhinse, bluzë të kuqe e xhup blu. Në dorë në momentin e largimit ka pasur një fletore dhe një laps.

Prindërit luten që qytetarët e Elbasanit ti ndihmojnë në gjetjen e fëmijës së tyre. Ata i drejtohen çdo personi që ka parë një fëmijë të lajmërojë policinë. /B.Nergjoni/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›