Videoja Meta Do ta fitoj betejen

Zëvendës kryeministri dhe njëherësh ministri i Energjitikës Ilir Meta deklaroi se videopërgjimi i publikuar është pjellë e një regjie mafioze e kreut të selisë rozë dhe ish- ministrit Prifti. Duke i cilësuar si sulme elektorale pamjet filmike, Meta tha para gazetarëve se do ta fitojë betejën para këtij montazhi pengmarrës.
“Nnë këtë betejë e cila për mua është politike, morale dhe ligjore, do ta fitoj në emër të dinjitetit dhe të lirisë së shqiptarë, në emër të dinjitetit të institucioneve përballë pengmarrësve të cilët do të dalin me fytyrën e vërtetë që kanë përpara të gjithë qytetarëve shqiptarëve. Kjo rregji mafioze nuk është thjesht e çimkës në fjalë, por është e një klani të qartë kriminal dhe mafioz i cili sot kontrollon Edi Ramën dhe lidershipin e PS përmes shantazheve dhe aferave që ka bërë, i cili e ka kthyer Tiranën prej vitesh në një lavatriçe të parave të krimit të organizuar” tha Meta.
Pyetjes se nëse do të japë dorëheqjen nga karriera politike numri dy i qeverisë iu përgjigj keshtu: “Më vjen shumë keq për ëndrrën e parealizuar të kryetarit të PS-së. Ai është bashkëregjisori së bashku me njeriun që po e drejton atë dhe PS, zotin Doshi, dhe tashme ka marrë në administrim edhe zotin Prifti. Kjo është edhe një sfidë dhe një betejë karakteresh”.
Vetëm një ditë me parë prokuroria e Tiranës mori në administrim çështjen e videopërgjimit ndersa kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim dërgoi një shkresë zyrtare Kuvendit ku linte imunitetin e tij për t’i hapur rrugë hetimit nga drejtësia.
Julian Kasapi