Rama: Vota për Linditën, garanci për të ardhmen
04/04/2011 PS prezanton kandidaten për njësinë numër 1
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, u kërkoi banorëve të njësisë numër 1 në Tiranë të votojnë kandidaten për kryetare të kësaj njësie, Lindita Nikolla. Kështu, në hapje të fushatës elektorale në kryeqytet, kryetari i socialistëve parashtroi përpara banorëve të kësaj zone arsyet se përse kjo forcë politike kërkon një tjetër mandat për kryetaren aktuale të njësisë nr. 1. “Lindita është Tirana që duam, qytetaria e saj e bën këtë komunitet të ndihet shumë më mirë se më parë. Dera e saj e hapur për këdo, pavarësisht moshës, e bën një investim të sigurt votën tuaj”, theksoi Rama. Gjatë kërkesës për të votuar Nikollën, kreu Rama garantoi qytetarët se në këto zgjedhje fitorja do të jetë vetëm e PS-së. “Ta harrojnë Tiranën. Në këshillin bashkiak Saliu nuk do ketë më fuqinë shkatërruese që i dha Iliri. Duhet t’i japë llogari Tiranës për vrasjet, grabitjet, gënjeshtrat edhe për baltën e shpifjeve që kanë hedhur mbi punën tonë”, vlerësoi Rama. Për këtë arsye, ai shprehu bindjen se “Lindita është alternativa jonë ndaj politikës së vjetër të ndasive dhe fjalëve që helmojnë, ndaj politikës së vjetër të pushtetit që flet për të tjerët dhe punon vetëm për veten. Lindita është një arsye e mjaftueshme për t’i thënë Saliut më 8 maj: ‘Kurrë më grabitjes së pasurive të popullit! Kurrë më një pushtet që mbron kryeministrin dhe ministrat nga drejtësia! Kurrë më mungesë konkurrence në treg!’”. Madje, duke vijuar po në këtë linjë, si dhe duke nënvizuar garancitë për banorët e kësaj njësie bashkiake, Rama veçoi se “askush të mos trembet, asnjë nëpunës, asnjë mjek, asnjë banor i këtij qyteti, pavarësisht mendimeve dhe bindjeve të tij nuk do të humbasë, por vetëm do të fitojë nga humbja e pushtetit që kërkon të vjedhë Shqipërinë”. Njëkohësisht, Rama drejtoi një apel duke theksuar se “ne e kemi treguar me vepra, jo me fjalë, për ne qytetarët janë njësoj të barabartë me të drejtën për t’u shërbyer. E vetmja rrugë për të qenë të lirë të shprehni atë që mendoni është rruga jonë, është rruga e Lindita Nikollës, është rruga e PS, është rruga e ‘Aleancës për të ardhmen’”.
Lindita Nikolla
“Këto 4 vjet nuk kanë qenë të lehta. Na është dashur të përballemi me presionin e luftën me pushtetin, me luftën e hapur që na ka bërë Sali Berisha. Jemi përballur me një pushtet të pamoralshëm. Nuk do të ndalemi për të bërë çdo gjë të mundur dhe të mirë për qytetin e Tiranës. Në këto 4 vjet ne jemi shoqëruar vetëm nga një slogan: ‘Mme çfarë mund t’ju shërbejm뒔. Dyert tona kanë qenë të hapura për çdo qytetar, pavarësisht bindjeve partiake.”