E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Zgjedhjet e ardhshme lokale jane te kercenuara

Ne Shqiperi kryetari i opozites Edi Rama tha se votimi i mbremshem vertetoi se shumica i ka vjedhur votat duke paralajmeruar se sipas tij zgjedhjet e ardhshme lokale jane te kercenuara. Ai i beri komentet pas rrezimit nga parlamenti te kerkeses se partise socialiste per hetimin e zgjedhjeve.

Kryetari socialist tha se opozita nuk do te heqe dore nga transparenca e zgjedhjeve pa shpjeguar se si dhe ne cmenyre mendon ta rrije kete kur tanime rruga e hetimit parlamentar eshte e mbyllur. Shumica e djathte votoi mbreme kunder duke argumentuar se kerkesa e socialisteve ishte e bazuar vetem ne dyshime dhe jo ne fakte e prova sic kerkon legjislacioni tha kryeministri Sali Berisha.

Parlamenti rrezoi mbreme pas mesnates me votat e se djathtes propozimin e partise socialiste per ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet e qershorit te 2009 pas nje seance maratone duke keputur cdo shprese per zgjidhjen e nje krize qe zgjat prej nje viti e gjysem.

Palet u ndane me njera tjetren ne interpretimet juridike. Sipas shumices nuk mund te hetohet duke ngritur vetem dyshime dhe pa fakte nderkohe qe socialistet deklaruan se kerkesa e tyre ka mbajtur parasysh vetem rezoluten e Parlamentit Europian dhe deklarimet e vete kryeministrit per hetimin e materialeve zgjedhore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›