E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Zgjedhjet, udhëkryq mes të shkuarës dhe të ardhmes

Në takimin e zhvilluar në Tepelenë me vullnetarët e bashkimit të ri për ndryshim, Edi Rama vuri theksin te fakti se politika e vogël e interesave personale e klanore e ka kthyer qeverisjen e vendit në një lojë që mund ta luajnë vetëm politikanët. Ndërkohë që këtë lojë iu drejtua Rama vullnetarëve, e paguani vetëm ju në kurrizin tuaj. Kjo politikë e vjetër, nënvizoi kreu socialist, që jeton vetëm me dështimet që i shkakton po vetë duhet të marrë fund, pasi ka vonuar rrugën e Shqipërisë drejt mirëqenies dhe zhvillimit. "Kjo politikë e vjetër që jeton me dështimet që i shkakton vetë, duhet të marrë fund dhe ne duhet të konkurrojmë se kush i bën gjërat më mirë në shërbim të njerëzve, kush mendon më mirë e punon më mirë për rrugëzgjidhjen e problemeve të vendit", theksoi Rama. Ata ju çojnë çdo muaj faturën e papërballueshme aforfe të kostos së rritur të jetesës, tha ai, kurse vetë dalin në televizor për t‘ju thënë se sa mirë jetoni. "Ju nuk keni dritë, ata ju thonë se jua japin 24 orë, pavarësisht se juve ju ikin dritat. Ju nuk keni punë, ata ju thonë se Shqipëria po zhvillohet më shpejt se Kina", u shpreh Rama. Ju nuk keni certifikatën e pronësisë mbi tokën që punoni, vlerësoi lideri opozitar, por ata ju thonë se kjo është një gënjeshtër e opozitës. "Kjo është edhe arsyeja pse zgjedhjet e 28 qershorit nuk janë të miat, por tonat. Këto zgjedhje janë të lidhura me çka ne mund të bëjmë së bashku për të kthyer fletën e historisë, duke e kthyer politikën nga mjet ekskluziv jetese i politikanëve në mjetin e ndryshimit në duart e qytetarëve", konstatoi Rama.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›