Rama: Zgjidhja - programi i ri i PS-së
08/02/2012 Papunësia dhe niveli i lartë i kriminalitetit, kreu socialist akuza mazhorancës
“Të papunë në Shqipëri janë mbi 1 milion, kryeministri gënjen si derr”
Papunësia dhe niveli i lartë i kriminalitetit ishin dy çështjet kryesore në të cilat u ndal dje kryetari i PS-së Edi Rama. Kështu, në fjalën e tij të mbajtur përpara ligjvënësve socialistë Rama vuri në dukje se “Shqipëria ka 1 milion të papunë, sepse shqiptarët kanë një qeveri që nuk punon për mirëqenien e tyre, sepse është e paaftë, sepse është e paditur, sepse është e korruptuar deri në thonj”. Madje, duke shkuar më tej Rama shtoi se “në një vend ku forcat e punës janë 2 166 000 e të punësuarit vetëm 917 000, ska sesi të mos rriten përditë shifrat e kriminalitetit”. Por në analizën e tij mbi të dhënat e Bankës së Shqipërisë për papunësinë kreu socialist nuk mund të kursente akuzat ndaj shumicës qeverisëse dhe kryeministrit Berisha. “Turp për qeverinë, që ka dështuar si mos më keq në sfidën më të madhe që ka sot familja shqiptare, që është punësimi. Turp për kryeministrin, që e gënjen si derri i kënaqun i Migjenit popullin shqiptar duke fshehur me rrena të përbindshme të vërtetën e hidhur të gjendjes ekonomike e sociale të vendit. Turp për Saliun, që në vend që të pranojë dështimin e shprehur kokëfortësish në shifra, i turret opozitës, që e thotë dhe do ta thotë me zë të lartë të vërtetën”, - u shprehet Rama sa i takon një çështjeje të tillë. Por krahas akuzave Rama jep dhe zgjidhjen ndaj. “Programi ynë synon goditjen frontale të krimit, duke prerë njëkohësisht rrënjët që e ushqejnë pemën e tij përditë e më hijerëndë. Ne do tu japim shqiptarëve në dorë një platformë të detajuar të luftës që do ti hapim krimit dhe shkaqeve të krimit qysh ditën e parë të qeverisjes sonë. Ndërkohë duhet të paraqesim në parlament disa masa urgjente ligjore për të rënduar dënimet, si pjesë e ligjeve që do të diskutohen së shpejti për të marrë 3/5 e votave të parlamentit”, - vlerësoi Rama. Në po këtë linjë Rama shtoi se “kriminelët po fitojnë çdo ditë një superioritet të frikshëm ndaj shtetit, të rënë në kthetrat e krimit dhe të korrupsionit. Vrasësit dhe grabitësit po gëlojnë sepse kanë vrarë në radhë të parë frikën nga ligji dhe nga gjykatat, që janë gjunjëzuar përballë tyre dhe parave të tyre. Kjo gjendje duhet të ndryshojë. Këtë gjendje nuk e ndryshon dot kjo qeveri. Kjo sfidë është jona. Ne duhet të jemi në lartësinë e saj.”
Tryeza për rendin publik
PS do të organizojë të premten një tryezë për programin për rendin publik. “Programi ynë Për një Rilindje Shqiptare është e vetmja rrugë për ta sfiduar frontalisht krimin, duke luftuar ballë për ballë me krimin, por dhe me shkaqet e tij. Sot jetojmë në një vend që tronditet përditë nga vrasjet, eksplozivët dhe nga grabitjet me armë në dorë. Vrasin bandat kriminale, por vrasin edhe të rinjtë e dëshpëruar në rrugën e grabitjeve për ti mbijetuar varfërisë dhe papunësisë. Vret vetë shteti me armë zjarri dhe Kryeministri i quan vrasësit heronj, duke goditur haptas ata që e luftojnë krimin me në krye prokuroren e përgjithshme të Republikës”, - vlerësoi Rama.