E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqata shqiptare e turizmit: Të ulet TVSH

Sektori shqiptar i turizmit nuk është konkurues pasi ka një rëndesë më të madhe fiskale krahasuar edhe me vendet e rajonit. Për këtë shkak drejtues të shoqatës shqiptare të turizmit kanë kërkuar ndërhyrjen e qeverisë qëndrore e lokale për të ulur TVSH dhe taksat e fjetjes.

“Ne nuk jemi konkurues me vendet e rajonit duke patur parasysh thjesht TVSH që eshte 20%, ndërkohë që 23 nga 27 vendet e rajonit kanë një TVSH më të vogël se 10%. Një problem tjetër janë edhe taksat lokale, psh taksa e fjetjes që shkon në 5%” thotë Zak Topuzi, kryetar ATA.

Ndërkohë si një problem i madh për turizmin kjo shoqatë e sipërmarrësve të këtij sektori ka identifikuar edhe situatën mjedisore e vecanërisht mbeturinat urbane.

“Në mbështesim nismën e kryeministrit për spostimin e varrezave të makinave 3 km nga rrugët, por duhet thënë se mbetët akoma një problem shqetësues për gjithë industrinë turistike” tha Ledia Matia, anëtare e bordit ATA.

Një kërkesë tjetër e shoqatës së turizmit parashtruar për qeverinë ka qenë edhe heqja e sistemit të vizave hyrëse për në Shqipëri për qytetarët rusë e ukrainas.

Adi Darsi
< I mëparshmi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›