Malaj flet për statusin: E marrim, por zgjedhjet do jenë kusht kryesor

Deputeti socialist Arben Malaj nuk ka asnjë dyshim, në 10 tetor Shqipëria do të marrë statusin e vendit kandat për në BE. Por jo gjithçka do të jetë rozë. Zgjedhjet e 2013 do të jenë kushti i KE për këtë vendim pozitiv për Shqipërinë, thotë ai në një intervistë për Ora News.
"Për të gjitha kontributet që Shqipëria ka në rajon, që ka promovuar paqen e prosperitetin, vendi e meriton marrjen e statusit te vendit kandidat"deklaroi Malaj.
Dhe për të mos e kthyer në nul këtë vendim të shumëpritur të KE, Malaj apelon politikën që kushti të mos kthehet në një arsye për sherr mes palëve.
"Duket se do e kemi të kushtëzuar me zgjedhjet e 2013 e nuk duhet kthyer ne sherr politik. Dhënia e stautsit me kushtëzim politik është pjesë e vendimarrjes politike të BE. Ne duhet të angazhohemi për potësimin e kushteve që do na vënë pas marrjes së statusit"tha Malaj.
Anëtari i kryesisë së PS njeh disa gabime që partia e tij ka bërë me aleatët, por tashmë për Arben Malajn objektivi i vetëm është rotacioni politik për të sjellë socialistët në pushtet.Për këtë deputeti sugjeron një koalicion solid, duke lënë derën hapur për partitë e spektrit të majtë, përfshirë edhe LSI-në.
"Lidhur me partneritetin për të fituar sërish, realizimi i rotacionit politik e para e mbi të gjitha do kërkojë vizionin e plotë të PS dhe pastaj aleanca potenciale që natyrshëm fillojnë me aleancat brenda të njëjtit spektër, por edhe të qendrës ”theksoi ai.
Por a duhet të mendojë PS edhe për aleancë me Frymën e Re Demokratike?
“Besoj që po dhe sështë hera e parë që gjatë këtij tranzicioni të gjatë politik ka pasur bashkëpunime të tilla mes spektereve të ndryshme partiake”.
Për Ora News, Malaj komenton edhe largimin nga grupi parlamentar të kolegut Andis Harasani.
“Unë e vlerësoj zotin. Andis Harasani për kontributet e tij në politikën shqiptare, por mbi të gjitha respektoj vendimarrjen e tij personale”.