E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS bojkoton mbledhjen e Komisionit të Ligjeve

Deputetët e opozitës në komisionin parlamentar të Ligjeve, braktisën seancën, duke vendosur sërish kush zhbllokimin e Qarkut të Fierit nga ana e mazhorancës.

Kujtojmë se javën e shkuar, politika dështoi të miratonte ligjin për Gjykatën e Lartë, me të njëjtat arsyetime, teksa këto ligje janë të kërkuara nga Bashkimi Evropian. Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj, tha sot në Komision se pr/ligji nuk duhet të diskutohet për sa kohë që nuk është zgjidhur çështja e Qarkut të Fierit, për të cilët palët janë në konflikt që prej zgjedhjeve lokale të vitit të shkuar. “Do të shqyrtojmë ligjet me 3/5 pas zhbllokimit të Qarkut të Fierit. Nuk marrim pjesë në seancë për këtë pikë”, theksoi Xhafaj.

Kryetari i Komisionit, deputeti demokrat, Ilir Rusmajli, tha se rregullorja e urdhëron që të diskutohet një ligj i tillë. “Ne na urdhëron rregullorja të diskutojmë pr/ligjin. Po ju, kush ju urdhëron që bllokoni dhe kërcënoni në komisionet parlamentare”, tha Rusmajli. Pas kësaj, deputetët e Partisë Socialiste braktisën mbledhjen. /Start/

                                                                                             2012-10-01 10:50
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›