E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokimet e rrugëve, procedohet kreu i Bashkisë Vlorë

Pasditen e shkuar nga ora 16:30 deri në orën 18:00 nga ana e subjektit politik të Partisë Socialiste të Qarkut Korçë është zhvilluar një tubim me bllokimin e aksit rrugor nacional Pogradec- Qafë Thanë tek vendi i quajtur “Enkelana” duke vendosur gurë, duke djegur goma si dhe duke vendosur mjete të tjera rrethanore.

Procedimi nisi ndaj shtetasve Florenc Tabaku 32-vjeç me detyrë punonjës pranë Bashkisë se Korçës, Edmond Latifi 45 vjeç,  Ervin Hajro 35-vjeç dhe Tomor Pengu 44 vjeç, banues në Korçë, me precedent penal. Ndërkohë, procedime të tilla ka pasur edhe në Vlorë, ku në krye qëndron kryetari i Bashkisë, Shpëtim Gjika bashkë me shtatë shtetas të tjerë. Sipas policisë së këtij Qarku, po ndiqen penalisht edhe Krenar Musta, Ardi Veliu, Dallandyshe Ganaj, Reshat Mika, Jetmir Sala, Xhevdet Suli, dhe Shuaip Roshi.

Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve ka nisur pasi në vendin e quajtur “Sheshi i Flamurit” rreth orës 16:00 të së premtes, e më pas  në vendin e quajtur “Ura e Mifolit” ku kanë shkuar me 3 autobusë e rreth 20 automjete, duke organizuar një tubim të paligjshëm me pjesëmarrjen e rreth 250-300 personave, pa lejen e autoriteteve te Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, edhe 5 shtetas janë proceduar nga policia e Delvinës për të njëjtat arsye. Procedimi nisi ndaj Sotir Davella, kryetar i Partisë Socialiste, Bashkia Sarandë; Emiljano Ruci, Bedar Ruci (person  me precedent penal), Artur Shino si dhe Oltion Myftari (person me precedent penal).  Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve pasi organizuar një tubim të paligjshëm tek Qafa e Muzinës, duke bllokuar rrugën. Gjatë zhvillimit të protestës ku kanë marrë pjesë rreth 200-250 persona, ku është bllokuar qarkullimi i automjeteve nga ora 15:45 deri më orën 18:15 si dhe janë djegur disa goma. /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-21 09:52
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›