Rama Populli mund te vidhet por smund te tridhet
Te dashur miq e partnere te pazevendesueshem nderkombetare nderhyni sa nuk eshte vone per ta ndalur masakren zgjedhore dhe masakrimin e qytetareve me forcen e verber te nje shteti te kapur per interesat e nje pushteti te vjedhur. Ky eshte apeli i bere dje nga kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ndaj nderkombetareve per te dhene kontributin e tyre per klimen e tensionuar qe eshte krijuar ne vend. Sipas kryesocialistit ashtu si historia e botes demokratike ne te shkuaren edhe historia modeste e Shqiperise pluraliste meson se e keqja qe mbillet me vjedhjen e votes kthehet ne nje mine per stabilitetin e vendit per funksionimin e institucioneve per qetesine e sigurine e qytetareve. Ju te respektuar miq te popullit shqiptar bete gjithcka per ti siguruar keto zgjedhje si nje hap perpara per Shqiperine sot duhet te beni patjeter dicka per te mos lejuar qe degjenerimi i ketyre zgjedhjeve ne KQZ ta ktheje Shqiperine hapa te tere mbrapa ne te kaluaren e saj te hidhur - iu drejtuar Rama nderkombetareve.
Per liderin e opozites paqartesia ne shikimin e situates te qarte dhe ngurrimi per te folur qarte ne emer te vlerave universale qe nderkombetaret mbrojne dhe te rendit ligjor qe ata promovojne ne Shqiperi mund te prodhoje turbullira shoqerore me pasoja te paparashikueshme per kete vend e njerezit e tij. Ai ka kerkuar qe te mos lejohet qe qytetaret e ketij vendi te kthehen ne pengje te vjedhjes e te frikes qe po i bejne keto dite kaq te zymta per shqiptaret e zakonshem. Populli mund te vidhet po smund te tridhet. Opozita shqiptare eshte me popullin ne te mire e ne te keq. Ne beme detyren tone para qytetareve e vendit tone i mbajtem nje per nje angazhimet tona para komunitetit nderkombetar dhame te gjithe kontributin e mundshem per ti garantuar zgjedhjet e 8 majit si proces demokratik e ligjor - deklaroi kandidati socialist per Bashkine e Tiranes. Kreu i Aleances per te Ardhmen deklaroi se koalicionit i tij i ka fituar keto zgjedhje me nje rezultat te qarte e te thelle ne shumicen e territorit te vendit dhe ne Tirane me nje rezultat te ngushte por te paster ne syte e miliona shqiptareve.
Kryetari i Partise Socialiste shprehu gatishmerine per te mos bere pazare me palen e tjeter por per mirekuptim politik e institucional ne te mire te Shqiperise ashtu sic ndodh mes paleve ne cdo vend te qyteterimit demokratik. Por kurre sdo jemi te gatshem te pranojme nje rezultat e nje qeveri qe e kthen Shqiperine ne nje vend ku nuk vendosin ata qe votojne te lire po ata qe numerojne me pahir duke dhunuar lirine drejtesine demokracine - nenvizoi Rama. Ai falenderoi komunitetin nderkombetar trojken e ambasadoreve misionin e ODIHR-it dhe perfaqesuesin e larte te Departamentit te Shtetit Phil Gordon per shprehjen e shqetesimit serioz te Shteteve te Bashkuara lidhur me zhvillimet e pas 8 majit. Gjithashtu kreu i socialisteve siguroi SHBA-ne se dhuna nuk eshte rruga e tyre por u kerkojme ne emer te qytetareve te vjedhur haptazi gjithe keto dite ne voten e tyre qe te mos e lene Shqiperine vetem ne te tatepjeten e rrezikshme ku po e shtyn ore pas ore kryeministri i vendit permes dhunes ne KQZ e neper prita primitive si ajo e mbremshmja ndaj dy djemve te pafajshem opozitar