E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama apel Berishës: Jepi fund krizës!

“Unë dëshiroj ti bëj një tjetër apel Sali Berishës: Mos i mbaj vizat dhe integrimit peng të korrupsionit elektoral. Apeli i djeshëm është i qartë: kërkohet zgjidhje për krizën, ndërkohë që në Tiranë kryeministri vazhdon të mohojë së ka krizë. Këtu ka një hendek të madh dhe po punojmë që këtë hendek ta mbyllin”, theksoi Rama para pak momentesh.

Sipas tij, Shqipëria ka humbur mjaft kohë dhe ka mbetur e fundit në rajon për sa i përket integrimit. “Mjaft kohë ka humbur Shqipëria duke mbetur të fundit në rajon. Mos ji peng i atyre kutive të së shkuarës që mban peng të ardhmen”, tha Rama më tej, duke shtuar se “ka një përpjekje intensive për t’i dhënë fund krizës”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›