PD: Nano nuk ka lobuar për Shqipërinë në NATO
“Partia Demokratike përgënjeshtron shkrimin e botuar sot më dt. 15 Qershor 2010 në gazetën Panorama me titull “ Nano kontakti i PD për lobing në SHBA”.
është fare e qartë se kjo gënjeshtër, viktimë e së cilës ka rënë dhe Gazeta Panorama, me burim qarqet e ngushta rrotull Edvin Ramës, ka pasur qëllim tërheqjen e vëmendjes të publikut pas daljes në dritë të skandalit mes Partisë Socialiste dhe një kompanie lobingu amerikane, që është nënshkruar nga kryeadministratori i Bashkisë së Tiranës”, tha zëdhënësja e PD, Erla Mëhilli.
Zëdhënësja sqaroi se me këtë lajm, “Edvin Rama me sa duket po kërkon të fshehë gjurmët e një lobingu kundër interesave të vendit dhe të një afere që implikon zhdukjen e fondeve publike dhe të taksave të qytetarëve të Tiranës për interes të Partisë Socialiste. Deklarojmë me përgjegjësi të plotë se kontrata është ligjore dhe transparente si drita e diellit dhe se qëllimi i saj ka qenë lobimi për anëtarësimin e vendit në NATO”.
Ajo u shpreh më tej, se kontrata në fjalë është transparente dhe se nënshkruesi i saj zyrtar është Flamur Noka, përgjegjës për këtë marrëveshje në Partinë Demokratike. Në fund të deklaratës, Mëhilli u shpreh se Partia Demokratike vë në dispozicion medieve marrëveshjen origjinale, “gjë të cilën Edvin Rama nuk guxon ta bëjë”.