E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalsi: Borxhet e qeverisë po çojnë në humnerë financat

“Pasi dështoi në mënyrë spektakolare me shitjen e eurobonove në tregjet ndërkombëtare, Sali Berisha po kërkon tani një hua të brendshme, jo për t’ i dhënë një impuls të ri zhvillimit të ekonomisë por thjesht për ta shtyrë në kohë përballjen e pashmangshme të financave publike me humnerën që ka krijuar Saliu e Ridvani me politikat e tyre të papërgjegjshme financiare”, tha deputeti, Eduart Shalsi.

Ai shtoi më tej se financat publike shqiptare janë në ditë të hallit. “Kjo hua e re që po planifikon Sali Berisha jo vetëm që i shton një borxh të ri prej 100 eurosh çdo qytetari shqiptar por do të ketë dhe pasoja të tjera jashtëzakonisht negative për ekonominë shqiptare”, vijoi. Deputeti opozitar u shpreh se këto pasoja do t’i vuaj qytetari shqiptar dhe jo kryeministri dhe qeveritarët e tjerë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›