E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama batutë Majkos: Gjeneratëe vjetër dhe s'pushon së qeshuri

Të tjera rreth shkrimit Shikoni VIDEON me momente humori DEVOLL - Në një fushatë tepër intensive si kjo e zgjedhjeve parlamentare, ku Partia Socialiste po zhvillon në cdo qytet konferenca për prezantimin e programit “Për një Rilindje shqiptare” ka dhe momente humori. Të qeshura të cilat shtensionojnë dhe në një moment e largojnë seriozitetin dhe bëjnë, që elektorati të ndihet më afër përfaqësuesve të tyre politikë.

Edi Rama është ndryshe dhe momentet e humorit, të cilat zakonisht nuk dalin në minutazhin e përcaktuar për PS-së në edicionet e lajmeve i hedh në blogun e tij www.edirama.al

Një moment i tillë është ai në Devoll, ku PS-ja zhvilloi pak ditë më parë, dhe ku Edi Rama duke folur për anëtarët e vjetër të PS-së i drejtohet Pandeli Majkos duke i thënë “gjenerata e të vjetërve”. Fjalët shkaktuan hilaritet dhe të qeshura sidomos mes deputetit socialist Pandeli Majko dhe Edi Ramës, aq sa kryetari i PS-së detyrohet të ndërpresë fjalimin serioz 2- 3 herë nga të qeshurat, madje dhe të përkulet nga të qeshurat.

Dhe e dini pse: Sepse vërtet Majko i ka flokët të bardhë, por nga mosha është 3 vjeç më i ri se vetë Rama i cili hyn në kategorinë e burrave pa flokë.

Rama duhet t’i jetë referuar karrierës politike në PS-të të Majkos, i cili e ka më të vjetër, (që në 1992) se Edi Rama i cili në PS hyri nga Fatos Nano në 1998.

(Momente nga takimi i Ramës me elektoratin në Devoll)

Edi Rama lindi më 4 korrik 1964 dhe në 1998 u thirr nga Fatos Nano të bëhej ministër i atëhershëm i Kulturës dhe në tetor 2000 kandidoi për kryetar i bashkisë së Tiranës përballë Besnik Mustafajt. Në 2005 u bë lideri i PS-së.

Pandeli Majko lindi më 15 nëntor 1967 . Në 1992 ishte kryetar i FRESSH. Në 1992 u bë deputet i PS-së në Parlamentin shqiptar.

Redaksia Online
(s.g/ad.ti/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›