E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Rama në kërkim të argumenteve elektorale, këput veç gënjeshtra”

25-03-2013 / Gazeta 55

Ministri i Financave, Ridvan Bode i përgjigjet akuzave të kryesocialistit

Ministri i Financave Ridvan Bode i është përgjigjur kreut të Partisë Socialiste Edi Rama për deklarimet e bëra nga Gramshi. Bode përgënjeshtron Ramën kur thotë se, “ligji u siguron të papunëve të regjistruar, pagesën e papunësisë si dhe pagimin e kontributin e sigurimeve shoqërore (kontributi për pension) për një vit, si dhe kontributin e sigurimeve shëndetësore (përfitimin e shërbimeve shëndetësore falas) për gjithë kohën e papunësisë”. Në këtë drejtim, kreu i Financave akuzon kryesocialistin, duke theksuar se këput veç gënjeshtra. “Edhe një herë Edi Rama, në kërkim të argumenteve elektorale, sot këputi gënjeshtrën e radhës, duke thënë se të papunët përveç se vuajnë janë edhe të pasiguruar për përfitimin e shërbimeve shëndetësore falas. Për dijeni të Ramës dhe atyre që përçartin të pavërteta natë e ditë në kërkim të ‘argumenteve’ elektorale, ligji u siguron të papunëve të regjistruar, pagesën e papunësisë si dhe pagimin e kontributin e sigurimeve shoqërore (kontributi për pension) për një vit, si dhe kontributin e sigurimeve shëndetësore (përfitimin e shërbimeve shëndetësore falas) për gjithë kohën e papunësisë”, thuhet në deklaratën e ministrit të Financave, Ridvan Bode.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›