Rama bën prapaktheu, kupton se s'ka si i shpëton qorrsokakut të prishjes së zgjedhjeve
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama shprehu sot shqetësimin për krizën ekonomike në vend. Rama gjatë një konference për shtyp në selinë e Partisë Socialiste tha se ‘’Kriza ekonomike dhe politike ka pushtuar vendin, por Kryeministri Berisha bën veshin e shurdhër ndaj këtyre këmbanave të alarmit si të opozitës ashtu edhe të ndërkombëtarëve’’. Ai shtoi më tej: "Dje opozita bojkotoi Kuvendin për të thënë së zgjedhjet janë në rrezik,se Kryemistri vazhdon të mohojë të drejtën e votës të qindra e qindra qytetarëve, duke vazhduar të lërë në fuqi taksën e votes”. Kryesocialisti në këtë kontekst theksoi se "Kriza ekonomike është mes nesh tashmë në çdo familje shqiptare , ndërsa kriza politike mund të shmanget nga ne, sepse do apo nuk do qeveria ka mijëra familje shqiptare që nuk e paguajnë dot taksën e votës, dhe për këtë arsye nuk mund të përjashtohen nga e drejta për të votuar. Ne jemi gati - deklaroi Rama që të gjejmë një zgjidhje nëse duam zgjedhje të lira, por jemi gati edhte të ngrihemi në protesta kundër atyre që e sollën këtë proces deri në këtë pikë të hallit , që duan ta mbajnë pushtetin pa zgjedhje të lira dhe të ndershme të standardeve euroatlantike”
...