Shoqatat Kundër Dhunës në Familje e shpallin Edi Ramën si armikun e tyre kryesor

Dje, para bashkisë së kryeqytetit, dhjetëra femra kanë protestuar kundër kryebashkiakut, me motivin: “Ke dhunuar femra, nuk njeh familjen tënde, Rama, ti nuk je modeli ynë”. Protesta e djeshme do jetë fillimi i një turi protestash, që organizatat e grave do të drejtojnë gishtin, ndaj armikut të tyre më të madh
Rrjeti i Shoqatave Kundër Dhunës në Familje ka zhvilluar dje një protestë para Bashkisë së Tiranës me sloganin “Ndal dhunës ndaj gruas në familje”. Përfaqësuesja e shoqatës kundër dhunës në familje, Kejti Bushi, i bëri thirrje kryesocialistit të japë llogari për dhunën sistematike të ushtruar ndaj bashkëshorteve të tij. Protesta e organizuar papara Bashkisë së Tiranës, u shoqërua nga thirrje të shumta, kryesisht nga gra të pranishme, të cilat akuzuan Ramën si harbut dhe si dhunues të familjes së tij. “Ne jemi këtu si përfaqësuese të shoqatës Kundër dhunës në familje. Ne jemi këtu sepse nuk duam të heshtim. Ne jemi këtu sepse nuk duam të pranojmë dhunën ndaj vajzave, ndaj nënave dhe ndaj grave shqiptare. Z. Rama, je ti që dhunon gruan, familjen. Përse? Dora dhe fjala jote z.Rama, vret, dhunon. Ti nuk e njeh familjen z.Rama, por ne nuk heshtim dhe as nuk do të heshtim ndonjëherë. Asnjë grua shqiptare nuk duhet të heshtë ndaj dhunës në çfarë do lloj forme që paraqitet ajo dhe kush do qoftë dhunuesi. Cili është modeli që na përcillni ju z.Rama? Ju nuk jeni modeli ynë z.Rama. Nuk është ky modeli shqiptar. Çdo grua dhe vajzë duhet të verë statusin e saj dinjitoz në familje dhe në shoqëri. Ky është misioni ynë dhe ne do ta përmbushim atë”, u shpreh
përfaqësuesja e Rrjetit të Shoqatave Kundër Dhunës në Familje, Kejti Bushi.
Kryesocialisti Edi Rama është akuzuar publikisht nga kryeministri i vendit Sali Berisha si dhunuesi më i egër i bashkëshorteve të tij. Kreu i qeverisë i bëri këto denoncime gjatë seancës së fundit parlamentare, duke iu referuar egërsisë dhe brutalitetit të paprecedentë që i përcjell shoqërisë shqiptare lideri i socialistëve dhe i opozitës shqiptare, Edi Rama. Ushtrimi i këtyre akteve çnjerëzore është dënuar fuqishëm nga përfaqësues të ndryshëm politik dhe nga organizma të pavarur në vend.
Të vetmit që kanë bërë rol mbrojtës ndaj Ramës dhe njëherazi të cilët kanë dënuar denoncimin e Berishës në parlament, ka qenë klika e socialistëve të kontrolluar nga Edvini dhe një grup grash si Shegushe Ligori, Ermonela Felaj dhe Mimi Kodheli.
Akuzat për dhunë ndaj bashkëshorteve, Rama asnjë reagim publik/Denoncimet e ditëve të fundit ndaj Edi Ramës si kryedhunues i bashkëshorteve të tij, tingëlloi një ngjarje e hidhur për një eksponent të lartë politik në vend. Pas një serie reagimesh si nga përfaqësues të mazhoranca, opozitës dhe njëherazi nga rrjetet e pavarura socialie, nxorën në pah egërsinë brutale të kryesocialistit, por asnjë reagim nga ky i fundit, qoftë shfajësim apo edhe hedhje poshtë të akuzave. Edi Rama nuk ka mohuar asgjë, veçse duke heshtur ka aprovuar akuzat e kryeministrit Berisha dhe të përfaqësuesve të tjerë të mazhorancës. Edi Rama, nuk u është përgjigjur moralisht akuzave dhe as se si nuk ka denjuar të vihet përballë përgjegjësisë që realisht është i ngarkuar. Por, si një njeri anti familjar dhe i paskrupullt po tenton të kalojë nga shkatërrimi i familjes së tij në përdhosjen e ligjeve të shtetit dhe destabilizimin e rendit kushtetues në vend. Veçse ka një dallim. Në familjen e tij ku ai ushtronte dhunë sistematike ndaj bashkëshorteve përkundrejt respektit maksimal për Dash Pezën, nuk ka pasur as edhe një lloj pengese, por për dhunën që po përpiqet të ushtrojë ndaj institucioneve shtetërore, kurrsesi nuk do të ketë asnjë masë tolerimi. Edi Rama dhe shpura e spekulantëve socialistë, po përgatiten për protestën e radhës në fund të ultimatumit 10 ditor dhe në diapazonin e tyre anti shtetëror, parashikohet thyerja e ligjit. Dhe nuk është çudi që egërsia e ligjit të veprojë mbi këtë egërsi njerëzore, anti familje, anti nënë, anti baba. Para së gjithash, një apel moral duhet t’i drejtohet kryesocialistit dhe të kërkohet prej tij të dalë dhe të kërkojë ndjesë publike për dhunën sistematike që ka ushtruar ndaj bashkëshorteve të tij, nënës së tij, djalit të tij, dhe bashkëpunëtorëve si në PS ashtu dhe në Bashki. Nëse Edvini nuk e bën këtë gjest moral, atëherë le të vazhdojë të fshihet pas fustaneve të grave në PS dhe në shtëpi të dhunojë egërsisht bashkëshortet e tij...
Lëvizja Socialiste për Integrim apel zyrtar Ramës: “Kërkoju falje publike femrave që ke dhunuar”/Lëvizja Socialiste për Integrim i bëri thirrje dje kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, t’u kërkojë publikisht falje të gjitha femrave mbi të cilat ka ushtruar dhunë sistematike. Nënkryetarja e LSI, Filloreta Kodra bëri këtë apel nga selia e LSI, në kuadër të diskutimeve të ditëve të fundit mbi dhunën e egër që kreu i PS, Rama, ka ushtruar dhe ushtron ndaj bashkëshorteve të tij. “Kryetari i opozitës, Edi Rama, duhet t’u kërkojë falje publike zonjave, të cilat janë përballur direkt me dhunën e tij. Sot të gjithë shqiptarët janë njohur me faktet e shumta të rënda të bëra publike nga mazhoranca, të cilat përbëjnë një nga faqet e turpit për Edi Ramën, që me heshtjen e tij i ka vërtetuar e pranuar plotësisht ato”, u shpreh znj. Kodra. Zyrtarja e lartë e LSI shprehu shqetësimin e saj ndaj rrezikut të vijës politike punisto-mafioze dhe njëherazi i përsëriti Ramës që të heqë dorë nga psikologjia e dhunës nda institucioneve demokratike. “Rama duhet të heqë dorë edhe nga psikologjia e dhunës ndaj ligjit e intitucioneve që po injekton në shoqërinë e politikën shqiptare, duke u bërë frymëzues i rrezikshëm i një vije politike punisto-mafioze, të cilën shqiptarët e kanë flakur tej që pas instalimit të pluralizmit”, theksoi ajo.
Duke theksuar proceset e integrimit evropian të vendit, kryesisht liberalizimin e vizave dhe afrimin e Shqipërisë me BE, Filloreta Kodra nënvizoi se opozita e Edi Ramës, po sillet në mënyrën më të keqe anti-atdhetare, anti-institucionale dhe anti-europeiste.
Sipas saj, kërkesa për hapjen e kutive të votimit nga opozita, është një antiakuzë. “Kjo është kërkesa më absurde, sepse është vetë opozita çertifikuesja e madhe e zgjedhjeve të 28 qershorit, pasi 20 mijë komisionerë socialistë kanë firmosur pa ankesa të gjithë procesin zgjedhor”, nënvizoi nënkryetarja e LSI. Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, nënkryetarja e saj, Filloreta Kodra përsëriti kërkesën e mazhorancës për rikthimin e opozitës në parlament. “Opozita duhet të kthehet sa më parë në Parlament për të vënë në vend nderin e nëpërkëmbur të votuesve të saj. Verdikti i votuesve po përdoret vetëm në funksion të interesave personale të një kryetari të çoroditur e në panik, që për shkak të etjes së pakufishme për pushtet është gati të çojë në greminë Shqipërinë”, shtoi më tej, përfaqësuesja e LSI.