E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama dhe Berisha refuzojnë ballafaqimin e programeve, dështon politika e re dhe e ndryshimit

Liderët e PS dhe PD  refuzojnë ftesën e Dhomës së Tregtisë për debat
Megjithëse politika e re e Edi Ramës predikon një politikë ndryshe, megjithëse Sali Berisha pretendon se Shqipëria po ndryshon, në fakt, asgjë ska ndryshuar si për politikën e re edhe për njeriun që pretendon se po ndryshon Shqipërinë. Nëse në gjithë botën kandidatët për të kryesuar qeveritë përkatëse ballafaqohen me njëri-tjetrin mbi baza programesh, dy udhëheqësit politikë refuzojnë në mënyrë kategorike debatin me njëri tjetrin dhe ballafaqimin e programeve. Politika e re dhe politika e ndryshimit duket se vazhdojnë të ngelen peng i mentaliteteve shabllone dhe tradicionale të politikës së konfliktit që është karakterizuar gjatë 20 viteve të fundit në Shqipëri. Ka qenë Dhoma Amerikane e Tregtisë që ka pësuar fiaskon e radhës në përpjekjen e saj për të vënë përballë dy liderët e forcave më të mëdha politike.  
Debati Sali Berisha-Edi Rama, nuk ka arritur që të bëhet realitet as nga Dhoma Tregtare Amerikane, sepse dy liderët  kryesorë të partive më të mëdha në Shqipëri nuk e kanë pranuar ftesën për të qenë përballë njëri-tjetrit në një debat televiziv. Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Filip Bay ka dashur që të vejë përballë njëri-tjetrit dy liderit kryesorë të politikës shqiptare, dhe ka synuar që të sjellë standardet amerikane të debateve politike edhe në Shqipëri, por Sali Berisha lideri i PD dhe Edi Rama lideri i PS, kanë vendosur që të mos përballen me njëri-tjetrin, duke treguar kështu edhe njëherë që akoma politikanët shqiptarë nuk janë pjekur politikisht dhe nuk e kanë kulturën e politikanëve perëndimorë për të arritur që të përballen me njëri-tjetrin. Presidenti i dhomës së Tregtisë Amerikane Filip Bay, ka deklaruar për revistën prestigjioze Advantage, se me debatin që do të vendoste përballë njëri-tjetrit, Berisha-Rama, kishte si synim që ti tregonte Evropës dhe mbarë Botës se politika në Shqipëri ka ndryshuar, por ndodhi krejt e kundërta sepse politikanët shqiptarë vendosën që të mos përballeshin me njëri-tjetrin. Ne e ofruam këtë standard që përdoret në Amerikë, Evropë por edhe në Ballkan si një standard të lartë komunikimi i cili do ti tregonte Evropës dhe Botës se politika shqiptare ka ndryshuardeklaroi presidenti i DHAT, Bay. Sipas tij politikanët shqiptarë akoma nuk janë në gjendje që të përballen me njëri-tjetrin dhe të flasin për çështjet dhe problemet e mëdha që ka shteti Shqiptar, sipas tij kur të gjithë ishin përgatitur për të parë këtë debat televiziv, ka ardhur krejt pa pritur edhe refuzimi i ftesës nga ana e liderëve të PD dhe të PS, të cilët kohë më parë kishin deklaruar se do të viheshin përballë tyre. Këtë fakt e konfirmojnë dhe zyrtarë të tjerë të DHAT, të cilët thanë se refuzimi ka ardhur krejt pa pritur në një kohë që më parë ishte konfirmuar debati madje ishin bërë edhe të gjithë përgatitjet paraprake për të.  

Last Updated on Saturday, 20 June 2009 10:49

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›