E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, dhunë elektorale mbi qytetarët, kryeqyteti ngjyroset blu

Partia Demokratike po zhvillon një fushatë shumë të ashpër elektorale, ku ka zënë të gjitha hapësirat e qytetit të Tiranës për të zhvilluar fushatë. Posterat e PD, i sheh dhe i gjen kudo, në shumë makina që shikon në rrugë sheh që në xhamin e pasim të tyre është ngjitur posteri i PD, apo dhe flamuri i kësaj partie, në të gjitha lagjet e Tiranës sheh që PD ka vendosur hegjemonizmin e saj, sepse posterat e ndonjë partie tjetër duken shumë pak, por jo vetëm kaq por dhe autobusët e linjave janë veshur me blu, ku raporti i tyre është 4 me 1 për PD, ku vetëm 1 autobus është i PS. Fondi i miratuar nga KQZ për fushatën elektorale të PD ka qenë vetëm 13 milionë lekë të rinj, por kjo shumë nuk ju ka mjaftuar demokratëve të cilët po zhvillojnë një fushatë sheikësh. Në të gjitha rrugët dhe lagjet e Tiranës sheh makina luksoze dhe makina të pajisura me megafona, dhe që enden rrugëve duke bërtitur dhe ulëritur për PD dhe liderin e saj Berisha. Gjithashtu PD ka filluar që të hedhë disa dhjetëra tender të vegjël të cilat kapin shifrat e 5-10 milionë lekëve të vjetra, dhe këtë po e bëjnë për faktin që të përfitojnë sa më shumë vota në zgjedhje, megjithëse kjo quhet blerje vote. Sipas të dhënave dhe vëzhgimeve të bëra gjatë kësaj kohe rezulton se shumat e harxhuara nga PD për zhvillimin e kësaj fushate janë marramendëse, dhe gjithë këto para në vend që të përdoreshin për zhvillim fushate mund të përdoreshin fare mirë për tu dhënë një përkrahje sociale akoma dhe më të madhe të gjitha atyre shtresave në nevojë. Por jo vetëm kaq por grupet e militantëve demokratë nuk po lejojnë simpatizantët e partive të tjera që të zhvillojnë fushatë, apo dhe të ngjisin posterat e partive të tyre në shtylla. Qeveria shqiptare ka harxhuar të gjitha paratë e buxhetit shqiptar për të zhvilluar fushatën e saj elektorale, por nuk i ka mjaftuar vetëm kaq por ka filluar që të marrë edhe kredi tregtare, por ka arritur dhe deri aty sa të hapë dhe thesarin e shtetit me qëllimin që të fitojë me çdo kusht këto zgjedhje. Por ka patur edhe ankesa banorësh të cilët janë shumë të shqetësuar nga zhurmat që bëjnë njerëzit e PD, të cilit përveç ditës kanë filluar që edhe gjatë natës të punojnë pa ndërprerje për zhvillimin e fushatës, gjë që duket sikur po punojnë për ndonjë projekt madhor për zhvillimin e vendit dhe nuk ju mjafton vetëm dita por ju duhet dhe nata për realizimin e këtij projekti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë qartë se shpenzimet financiare të qeverisë në këtë vit elektoral tregojnë se kanë thyer rekord, dhe kanë kaluar të gjitha shpenzimet historike të fushatave që janë zhvilluar në Shqipëri. 141 miliardë lekë janë shpenzuar nga qeveria gjatë këtij viti elektoral, që do të thotë se shpenzimet qeveritare janë rritur rreth 35 për qind më shumë nga sa ishin vitin e kaluar. Ndërkohë që ekspertët ndërkombëtarë citojnë se Shqipëria do të detyrohet që të kërkojë ndihmë financiare nga FMN, në një të ardhme të afërt, sipas një citimi të bërë nga agjencia e lajmeve Reuters. Fushat e PD ka arritur deri aty sa simpatizantë të kësaj partie po ushtrojnë presion psikologjik për të fituar zgjedhjet. "Edhe nëse vetë demokratët i fitojnë zgjedhjet, do të detyrohen të kërkojnë FMN-në", tha një ekspert i huaj. Sipas ekspertëve huat që ka marrë qeveria shqiptare për të ndërtuar rrugën Rrëshen-Kalimash, mund ta çojnë Shqipërinë drejt një falimenti financiar, ose në një periudhë kursimesh të detyruara e cila do të zgjasë disa dekada. Ndërkohë që kryeministri i Shqipërisë Berisha ka deklaruar dy herë deri tani se nuk e dëshiron praninë e FMN, në Shqipëri, sepse ai thotë se FMN, në kohë krizash shkakton pakënaqësi sociale. Pra qeveria shqiptare deri tani ka menduar vetëm për mënyrën se si do të mund ta ruajë pushtetin e saj edhe për katër vitet e tjera, por ka harruar se të gjitha borxhet e saj dashur pa haur do të kthehen. Vetëm paratë e hedhura për fushatën e PD e kanë futur Shqipërinë në borxhe dhe e kanë boshatisur totalisht buxhetin e shtetit tonë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›